Meshkujt megjithatë dorëzohen - Madame

Meshkujt megjithatë dorëzohen

alone

Ekziston miti se meshkujt nuk dëshirojnë të lidhen.

Meshkujt, si edhe femrat, ndonjëherë edhe më tepër, dëshirojnë lidhje të qëndrueshme dhe martesë. Ajo, që femrat e vlerësojnë si qëndrueshmëri ndaj lidhjes, në të vërtetë është kujdesi.

Meshkujt edhe sot dëshirojnë të krijojnë lidhje intime të bazuar në rregullat dhe vlerat tradicionale. Përvoja jonë lidhet me atë se nevoja e mashkullit për femër është një nga aspektet më pak të analizuara të personalitetit të tij. Ai mund të mundohet që në një mënyrë ta fshehë dhe ta maskojë, duke shpresuar se femra nuk do ta vërejë këtë gjë.

Në anën tjetër, disa femrave nuk iu përgjigjet aspak varësia e mashkullit, që i shtyn meshkujt në uljen e kësaj dëshire. Rezultati i fundit është se shumë femra nuk janë plotësisht të vetëdijshme për nevojën mashkullore ndaj varësisë, prandaj, dhe nuk e kuptojnë forcën dhe pushtetin mashkullor. Sa më tepër që dëshironi të shihni te mashkulli i jetës suaj forcën dhe mbrojtjen, aq më pak do ta shihni nevojën e tij për ju. Pak meshkuj do të thoshin: “Nuk mund të jetoj pa ty”; kjo është e vërtetë se ata, të cilët janë të lidhur thellë me ndonjë grua, ndihen ashtu siç deklarojnë.

Ndoshta keni takuar mashkullin, i cili nuk i përgjigjet këtij përshkrimi. Ai tani është me ju, kurse ju nuk bëni atë që duhet; ju nuk e bindni, nuk ankoheni dhe nuk hidhëroheni. Ju jeni të sigurta në ndjenjat tuaja ndaj tij, por jo për ndjenjat e tij ndaj jush.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤