Mesazhi prekës i vajzës së Dritëro Agollit, pak ditë para se ai të ndahej nga jeta

auto_dritero1486138539

Ndarja nga jeta e shkrimtari të madh shqiptar, Dritëro Agollit duket se na ka tronditur të gjithë shqiptarët, kjo për vlerat e mëdha që kishte në artin shqiptar.

Por vetëm disa disa ditë më parë, e bija e tij, Elona, shpërndau një mesazh prekës, ku paralajmëronte se i ati ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Statusi i Plotë

“Babushi im më ndje? e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet? e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.

Ati im më ndje? unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.

Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty? nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤