Merkel fton veten në emision!

Marrëveshja për bashkëqeverisje mes CDU dhe SPD në Gjermani ka prodhuar një tërmet politik tek dy partitë më të mëdha në vend.

Gazeta Bild shkruan se vazhdon kryengritja në CDU ndaj kancelares dhe shefes së partisë, Angela Merkel.

Një ministër i CDU u bë i pari që kërkoi dorëheqjen e saj nga drejtimi i partisë.

Por si reagoi Merkel?

Ajo duket se do hidhet në sulm. Kancelarja Merkel do jetë e pranishme në emisionin “Berlin direkt” në ZDF të dielën.

Gazeta Bild e quan diçka shumë të rrallë, pasi kancelarja ka ftuar veten në këtë program.

Kjo është diçka e pazakontë për të. Zakonisht janë gazetarët që kërkojnë intervista, jo politikanët.

Kancelarja njihet si një tip që nuk jep intervista me dëshirë, vetëm kur sheh ndonjë arsye të fortë për ta bërë këtë.

Kjo është kriza më e rëndë me të cilën po përballet Merkel.

Disa media shkruajnë se ditët e saj mund të jenë të numëruara.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤