Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut - Madame

Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut

View Gallery
4 Photos
Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut
trump1

Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut
trump5

Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut
trump6

Melania shfaqet në krah të Trump, presin si heronj amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut
trump7

Shumë po spekulohet këto ditë se Melania dhe Donald Trump mund të jenë ndarë.

Nëpër media qarkullojnë shkrime ku thuhet se ata janë ndarë realisht, por qëndojnë sëbashku vetëm në saje të një marrëveshjeje.

Por me sa duket janë vetëm spekulime.

Ata janë shfaqur së bashku e të lumtur.

Presidenti amerikan Donald Trump priti në mesnatë, me orën lokale amerikane, tre shtetasit amerikanë që u liruan pas një kohe të gjatë nga Koreja e Veriut.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania hynë në avionin që ishte ulur rreth orës 2:45 të mëngjesit në bazën ajrore, e pak minuta më vonë dolën prej andej së bashku me 3 të liruarit.

Dalja publike e Trump dhe Melania vjen pikërisht në kohën kur mediat spekulojnë se martesa e tyre është në krizë dhe, me sa duket, duan ta hedhin poshtë këtë spekulim.

Trump u shpreh se kjo “ishte një natë speciale për këta njerëz realisht të mëdhenj”, duke i pritur me duartrokitje teksa zbrisnin në bazën “Andrews” të Forcave Ajrore, pranë Uashingtonit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të tre ata u liruan si gjest i vullnetit të mirë përpara takimit të planifikuar mes presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se vendi i samitit do të shpallej “brenda 3 ditësh”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤