Melania ia del, këshilltarja e Trump largohet

View Gallery
4 Photos
Melania ia del, këshilltarja e Trump largohet
Melania 4

Melania ia del, këshilltarja e Trump largohet
Melania 4

Melania ia del, këshilltarja e Trump largohet
Melania 2

Melania ia del, këshilltarja e Trump largohet
Melania 1

Zëvendëskëshilltarja për Çështjet e Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Mira Ricardel, ka lënë detyrën, pas një përplasje të nivelit të lartë me Zonjën e Parë, Melania Trump.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi largimin, por tha se ajo do të ketë një rol të ri në administratë. Këtë javë, zonja Trump kishte thënë se ajo nuk e meritonte nderin që të shërbente në këtë Shtëpi të Bardhë.

Të dyja ishin përplasur gjatë një turi në Afrikë në tetor. Mediat kanë raportuar se ato u zunë në lidhje me vendet në avion.

Po ashtu, Melania dyshonte se Ricardel shpërndante informacione nëpër media kundër saj.

Ky lajm vjen në kohën kur presidenti Trump pritet të realizojë ndryshime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë.

Zëvendëskëshilltarja për Sigurinë Kombëtare, Mira Ricardel ishte një nga gratë me pozicionin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Zyra e Zonjës së Parë nuk e ka komentuar këtë ngjarje, kurse disa burime thonë se Melania nuk është takuar ndonjëherë me këshilltaren e Trump.

Më herët ishte raportuar nga mediat se zonja Ricardel mund të ketë rrjedhur informacione për disa lajme negative për zonjën Trump.

Ndërkohë ka spekulime se Trump po mendon të largojë Shefin e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretaren e Departamentit të Sigurisë së Vendit, Kristjen Nielsen.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤