Meda takon ‘sozinë’ e tij, djaloshi nga Libia shprehet i emocionuar

Gjatë ditës së djeshme në mediet rozë kishte qarkulluar lajmi për një djalosh që ka ngjashmëri të madhe me këngëtarin Meda.

7-1

Picture 1 of 3

Bëhet fjalë për Muhamed Safa, 24 vjeçari nga Libia, i cili është ‘sozi’ e Medës.

Pasi e kishte kuptuar se ka ngjashmëri të madhe me këngëtarin shqiptar, Mohamed kishte shkuar ta takojë Medën.

Madje, ai ishte i pranishëm edhe në një koncert të tij, ku shfrytëzoi rastin të shkrepte disa fotografi bashkë me këngëtarin, e që vërehet edhe më qartë ngjashmëria që kanë mes vete.

“Ishte kënaqësi ta takoj sozinë time shqiptar”, ka shkruar Mohamed në llogarinë e tij në Instagram, duke postuar edhe një video ku shihet duke qëndruar në skenë përkrah Medës derisa ai po këndonte.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤