Mbretëresha me çizme mbi gjunjë: Bukuroshja Letizia nuk i ka rezistuar trendit më të madh të sezonit!

Mbretëresha e bukur spanjolle i ka lejuar vetes një argëtim të vogël mode, andaj gardërobën e saj elegante e ka pasuruar çizmet e modës së lartë me të cilat është fotografuar tashmë disa herë.

9-6

Picture 1 of 2

Mbretëresha ka zgjedhur çizmet e brendit spanjoll “Margit”, të modelit “Francesca”, me taka të larta 10 centimetra, të cilat kushtojnë 580 euro.

Për hapjen e programit “ARCOmadrid 2018” para disa ditësh ka kombinuar me fustanin e kuq midi, ndërkaq veshjen e zjarrtë e ka vulosur me çantën e kuqe me dezen lëkure gjarpri, të cilën e nënshkruan Carolina Herrera.

Për njohje me anëtarët e ekipit olimpik spanjoll në pallat, ka mbathur sërish çizmet, këtë herë me fund të gjerë me dezen me lule dhe fanellë të bardhë.

Çizmet e këtilla aktualisht gjenden me çmim të ulët në shumë dyqane, andaj ju propozojmë që t’i blini me çmim të volitshëm dhe t’i keni gati për dimrin e ardhshëm!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤