Në datë 22 tetor u mbushën 15 vjet nga momenti i ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së shqiptarëve Geraldine.
Princi Leka II ka publikuar dy statuse në faqen e tij zyrtare, i pari i datës 21 tetor, lidhur me ceremoninë e organizuar nga ambasada shqiptare në Hungari, dhe i dyti i datës 22 tetor, ditën e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të “Trëndafilit të Bardhë të Hungarise” – Mbretëreshës Geraldine.
“Me rastin e 105 vjetorit te Pavaresise, Ambasada Shqiptare ne Hungari, nen kujdesin e vecante te SHT Z Arian Spasse organizoi ne ambjentet e Muzeut Kombetar ne Budapest nje ekspozite kushtuar Mbretereshes Geraldine,”Trendafilit te Bardhe te Hungarise “.
Gjej rastin te falenderoj perzemersisht Ambasaden Shqiptare dhe Z Spasse per kete organizim dhe pritje dinjitoze, duke perfshire ne kete event historik personalitete te shquar te vendit mik!
Gjithashtu deshiroj te falenderoj drejtorin e pergjithshem te Muzeut Kombetar Z Benedek Varga per mikpritjen dhe perkushtimin! Uroj qe ky te jete vetem fillimi i nje sere bashkepunimesh ne promovim te historise dhe kultures sone! Princ Leka”
“Sot 15 vjetori i ndarjes nga jeta te M.S. Mbretereshes Geraldine
Requiem aeternam! E përjetshëm!”