Mbretëresha Elizabeth, Monarkja më jetëgjatë, ka llogari të fshehtë në Facebook

Queen Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth, monarkja më jetë gjatë, përveç anës së saj zyrtare dhe mjaft serioze, ka dhe anën e saj personale dhe të fshehtë.

Mbretëresha Elizabeth mund të jetë 92-vjeçare, por Mbretëresha është shumë larg të mos qënit në kontakt me miqtë e saj. Monarkja ka një kompjuter portativ në arsenalin e saj dhe madje edhe një telefon celular të lehtë të koduar. Megjithatë, nuk ndalet me kaq.

Mbretëresha ka një llogari në Facebook me parametra shumë të lartë të privatësisë dhe një listë të miqve të lartë sekretë, sipas Mail Online.

Ashtu si pjesa tjetër prej nesh, Mbretëresha Elizabeth pëlqen të bisedojë me miqtë në mediat sociale.

Dy personat me të cilët flet më shumë Mbretëresha Elizabeth thuhet të jenë vajza e saj Princesha Anne dhe menaxheri i garës me kuaj John Warren.

E besueshme kjo pasi Mbretëresha Elizabeth është fotografuar teksa ka dalë për kalërim disa herë. Mbretëresha Elizabeth festoi edhe fitoren e kalit të saj ‘Call to Mind’, lindur nga Galileo, kali më i famshëm i garave irlandeze.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤