Matilda Terpollari; Liria e vozitjes

View Gallery
2 Photos
Matilda Terpollari; Liria e vozitjes
img_8906-edit

Matilda Terpollari; Liria e vozitjes
img_8931-edit

 

Të jesh në disa vende për një kohë të shkurtër,  të arratisesh nga çka  të mërzit… Makina mund të të kthehet në shtëpi, shoqëri, hapësirë. A nuk janë të gjitha këto liri?! Kështu e sheh autorja e emisionit “My Living” lirinë që të jep vozitja

 

Të kuptosh lirinë që të jep vozitja e makinës, duhet ta përjetosh së pari. Kështu mendon Matilda Terpollari, autorja e emisionit  “My living”.  Ajo shtëpiza lëvizëse me katër rrota të kthehet  në një mënyrë të jetuarit, ashtu si edhe natyra e emisionit që ajo realizon duke kërkuar personazhe dhe fenomene të të jetuarit bukur.

Pas punës në Vizion Plus, në realizimin e dokumentarëve, emisionin e ri e pa si një udhëtim…por nga ata që të bëjnë të shkosh thellë brenda vetes  për të zbuluar aftësi  dhe pasione të reja.

Ndërsa udhëtimet në rrugët automobilistike duke pasur drejtimin e timonit i ka nisur më  2004-ën, atëherë kur iu dha punës ta mësonte ta ngiste.

“Më dukej shpesh e pamundur, pastaj mendoja: “Gjithë bota është bërë shofere, ndaj s‘ka mundësi të jetë e vështirë”. Kaq mjaftoi t’i jepja vetes  kurajë” – kujton ajo. Qëllimi që i vuri vetes e shtyu përpara dhe po në të njëjtin vit  u pajis me licencën e drejtimit.

Ndryshe nga sa e kanë të mbushur mendjen thuajse nëntëdhjetë përqind e atyre që kanë një makinë, Matilda tregohet e sinqertë duke pranuar pasiguritë në timon…Ndoshta kot nuk ka dalë edhe shprehja se pas çdo aksidenti qëndron një femër në timon.

Makinën e saj të parë,  një Renault Megan e kuqe, ende pa e mësuar ta ngiste. “Ende e shoh nëpër rrugët e Tiranës me pronare tjetër!”, ndërsa ajo vetë këto kohë është pronare e një  Jeep-i sportiv, prej tetë vitesh. Nuk i ndërron shpesh markat apo modelet, pasi me këtë të fundit ka gjetur atë që i përshtatet. “ Meqenëse kam fuoristradë, s’ka kuptim që të them më pëlqejnë makinat klasike. Pa humor, më pëlqejnë makinat e larta me gjithë vështirësinë që të krijojnë për të lëvizur”.

Kontrolli i sendeve – në rast se mund të ketë harruar diçka- i është kthyer tashmë ritual përpara se të hyjë apo të dalë prej makinës. Sikurse jashtë makinës, edhe brenda saj, kontrolloj vazhdimisht nëse i kam të gjitha sendet aty! Jo se hedh gjë nga dritarja por, nuk e di, sikur zhduken vetë! Më humbasin shumë gjëra në makinë,  por i gjej gjithmonë, sigurisht, në makinë!” –përgjigjet  ajo me humor.

Për ta larguar stresin që i shkakton ideja se mos ka humbur ndonjë gjë brenda apo jashtë makinës, i shërben radioja. “Nuk më pëlqen të flas edhe nëse kam dikë tjetër me vete. Ngarja e makinës kur shoqërohet me muzikë të çlodh”. Veçanërisht në udhëtimet e gjata… “Por nëse jam me bashkëshortin dhe vajzën, ai nuk më lë pothuajse kurrë ta ngas unë,  kështu që mjaftohem vetëm me pamjen. Ai është i humburi në këtë mes!”.

Por ka edhe raste kur ka bërë e vetme në timon udhëtime të gjata që si  deri në jug të Shqipërisë, Sarandë apo përtej kufirit verior, në Budva. “Jashtë më pëlqen të udhëtoj me makinë. Mund të marrësh maksimumin e kënaqësisë”.

Kënaqësi që mund të të zbehet vetëm kur një makinë pranë të tejkalon si për të të sfiduar. “As nuk përpiqem të përparoj, por gjithsesi është situatë qesharake”, thotë ajo por përvoja dhe qetësia e bëjnë të ketë sa më pak konfrontime në rrugë, edhe kur trafiku është i bllokuar dhe mund të nervozohesh lehtë. Me të njëjtën filozofi shkon edhe kur vjen puna te përballjet me policët rrugorë.  Edhe raste ku ata mund ta ndalin nuk ka pasur, pasi  ka hequr dorë nga shpejtësia duke e zëvendësuar me ecjen shtruar dhe me ritëm të ngadaltë, kjo për shkak të vajzës , që është pasagjerja e saj e preferuar, po ashtu edhe bashkëshorti.  “Por ky i fundit nuk di nëse quhet sepse nuk më dashuron aspak si  shofere” –thotë  ajo me humor.

Ama kur ajo është në timon ndjen atë shije lirie për ta çuar veten drejt rrugësh të reja.

 

 

Skeda

Emri: Matilda Terpollari

Patenta: 2004

Makina e parë: Renault Megan

Makina aktuale: Jeep

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤