Marubi: Atmosfera e fotografisë ose hyrja te vdekja së prapthi

Atmosfera e një “kohe tjetër” që përkon me një kohë të “tjetërsuar”, orienton ekspozitën e artistes italiane Moira Ricci, që hapet në muzeun “Marubi”, me vepra të realizuara nga ngjarje të jetës së saj private, duke iu rikthyer me një protagonizëm diskret, në një dialog të pamundur, pothuaj obsesiv, me imazhet e nënës – konsideruar një bashkautore indirekte e momenteve që ata rrëfejnë.

“Domethënia e fjalës “Lookaftering”, duke iu referuar fillimisht një përkujdesjeje në akt e sipër (të evokuar në një farë mënyre në mungesë), na projekton gjithashtu te marrëdhënia e çuditshme mes shikimit e kohës, vazhdimësia e të cilës, dhënë nga prapashtesa “-ing” që e shkëput prej realitetit të fjalorit, duket se mban ende në veprim, pavarësisht se si të kaluar, atë pjesë kohore që për definicion nuk është më.

Kemi të bëjmë me një fjalë të përveçme, ku shikimit të ndalur e pa kohë, megjithëse të disponueshëm, i rrjedh një e kryer potencialisht e hapur dhe e mundur. Pak a shumë si në idenë e grekëve, që sipas Roland Barthes “hynin te Vdekja së prapthi: ajo çka kishin përpara ishte e kaluara e tyre”, është shënimi i kuratorit të ekspozitës Lek M.Gjeloshi.

Në secilën nga veprat, vazhdon kuratori, – kontekstet, ambientet e situatat ndërtojnë një galeri me imazhe ku artistja s’ka qenë e pranishme ose asiston përmes vështrimit të dikujt. Në rastin e videos, këtë e bëjnë filmimet e nanës në kohën kur e ndiqte në shfaqje e konkurse. Jeta e dyfishtë e këtij cikli vjen në kontekstin e Muzeut thotë kuratori si, një refleks i padiskutueshëm i erës digjitale e i mundësive që ajo ofron.

“Si i tillë, më shumë se para dëshmisë e momentit të pranishëm të fotografisë, na vë përballë natyrës së një imazhi të krijuar për një imazh tjetër, e para ekzigjencës intime që i bashkon duke ngarkuar pikërisht të mosqenurit aty, në atë moment, deri në mbërritjen e një normaliteti prej ku ata çlirohen nga varësia e faktit teknik dhe ringjiten në ndërgjegjen tonë afektive si të zakonshëm e njëkohësisht të pamundur”. Moira Ricci (Itali, 1977) jeton dhe punon në Itali.

Puna e saj (fotografi, video, instalacion), shpesh me karakter autobiografik, trajton tematika të lidhura me identitetet sociale e individuale, historitë familjare, shtëpinë dhe lidhjen me territorin duke gërshetuar shpikjet teknologjike me rizbulimin e imazhit të një përkatësie shoqërore.

Çmimet: Çmimi i pare në Riçardo Pezza Award (2000); Location1’s International Residency Program, New York (2007); Gallarate Pezza Prize, edicioni XXIII (2009); e përzgjedhur në Discovery Award, Les Rencontres D’Arles Photography (2009), ndërsa shënon disa ekspozita personale por dhe në grup.

Por, një ditë pas ekspozitës, më 24 shkurt artistja italiane Moira Ricci dhe kuratori i ekspozitēs Lek M. Gjeloshi vijnë në një bashkëbisedim lidhur me ciklin fotografik “20.12.53 – 10.08.04” që artisja sjell në Muzeun Marubi dhe momente të tjera të rëndësishme të krijimtarisë së saj artistike.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤