Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?

View Gallery
24 Photos
Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-30

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-24

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-46

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
20

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
920x920-620x420

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-7

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
jshdjhba

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-32

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-39

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-42

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-45

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
main_900-22

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
170121-women-celebs-march-02

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
632295968

Generated by IJG JPEG Library

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
Women's March On Washington

WASHINGTON, DC - JANUARY 21: Jessica Chastain attends the Women's March on Washington on January 21, 2017 in Washington, DC. (Photo by Theo Wargo/Getty Images)

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
celebrity-womens-march

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
donald-trump-women-protest-lead

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
dt-common-streams-streamserver

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
gettyimages-632306412

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
11

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
22march8-superjumbo

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
063_632346332

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
People participate in a Women's March to protest against U.S. President Donald Trump in New York City

People participate in a Women's March to protest against U.S. President Donald Trump in New York City, U.S. January 21, 2017. REUTERS/Stephanie Keith - RTSWQM8

Marshi i grave ; Një moment katarsisi apo një lëvizje jetëgjatë?
920x920

 

Marshimet për të drejtat e gruas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëpër botë  arritën në një protestë të paharrueshme kundër Donald Trump-it  në ditën e tij të parë në zyrë.

 

*Nga Maeve Reston, CNN

 

Ndërsa humori  në marshin kryesor në Uashington  ishte kryesisht gazmor, dita nënvizoi disa nga sfidat që e përball të majtën me pasojat e fitores së Trump-it. Nuk ishte menjëherë e qartë se ç’ndikim politik mund të kishin marshimet në administratën e Trump-it apo Republikanët në Kongres. Trump-i nuk e përmendi marshimin gjatë vërejtjeve që bëri gjatë pasdites së të shtunës, në zyrat qendrore të CIA-s, në Virxhinia. Një pengesë qendrore për protestuesit: përpjekja e tyre për të tërhequr vëmendjen për shumë prioritete politike. Madje edhe pankartat  që ata mbajtën pasqyruan larminë e agjendave të tyre. Disapërkrahën lëvizjen “Black Life Matters” ndërsa  të tjerët synuan të tërhiqnin vëmendjen ndaj të drejtave riprodhuese. Disa u fokusuan në luftën për paga të barabarta dhe rikthimin e ligjit mbi kujdesin shëndetësor të ish-Presidentit Barack Obama.

Qasje që ndryshojnë

Ata gjithashtu ndryshonin në qasjet e tyre për të influencuar administratën e re. Disa gra mbanin breza bardheblu që thoshin “Mospajtimi është patriotik”. Parulla të bëra në shtëpi dhe flamuj me ylbere mbanin simbolet e paqes dhe dashurisë- të tjerë të  pikturuar me mesazhe të printuara “Gratë nuk zmbrapsen”. Shumë gra pjesëmarrëse gjithashtu veshën bluzat tashmë të famshme me zemra që përqafojnë frazën e Trump-it ndaj Hillary Clinton-it “Nasty Woman” (Grua e ndyrë). Ndërkohë që mantra e demokratëve,  kaq e dukshme në javët e fundit të fushatës “Kur ata bien poshtë , ne lartësohemi”,  mungonte.  Aktorja Ashley Judd, ndërkohë, lexoi një poemë që thoshte se Trump lahej në “Pluhurin e Cheetos-ave”. Madonna bëri disa vërejtje të shoqëruara me pasthirrma. Me dhjetëra gra të moshuara mbanin shenja që thoshin “Nuk mund të besoj se ende më duhet të protestoj për këtë m*t”.

Shumë parulla i referoheshin komenteve vulgare të Trump-it që u shfaqën disa javë përpara zgjedhjeve,  që e zbulojnë atë duke u mburrur në një filmim të vjetër rreth aftësisë së tij për t’i kapur gratë nga gjenitalet për shkak të famës. Një protestues mbante një parullë që shkruante “Nëse do të më kapësh nga p**i, hiqi duart nga kujdesi im shëndetsor”.

Në intervista, marshueset thanë se shpresonin të mbanin një energji pozitive, një demonstratë të respektuar të demokracisë dhe shprehjes së lirë.

Përfaqësuesja e demokratëve Debbie Dingell tha se afro 7500 njerëz vinin nga vendlindja e saj Miçigani me 100 autobusë. Qysh prej zgjedhjeve, tha  ajo “njerëzit po shfaqen në çdo lloj takimi aktivistësh sepse ata duan të bëjnë diçka dhe nuk dinë çfarë”.

“Asnjë prej nesh nuk është votuese e një çështjeje të vetme” tha Dingell. Duam të sigurohemi se Amerikanët kanë një kujdes shëndetësor cilësor, të përballueshëm, financim për Prindërimin e Planifikuar dhe që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë në vendet e punës”.

Ajo tha se beson që Trump-i është  “një burrë që e dëgjon sesi ndihet populli”. Mendoj se është një burrë i zgjuar dhe mendoj se do të shohë një lëvizje. Ai do të shohë gratë  e frikësuara rreth asaj që do i ndodhë vendit” –ka  thënë Dingell.

Marshimi u zhvillua në mënyrë organike pas një thirrjeje pas zgjedhore në Facebook të një organizate që përfshinte një regjistër me aktivistë me të shquar  që përfshinin feministe si Gloria Steinem, këngëtarja Katy Perry, aktorët America Ferrera, Ashley Judd, Scarlett Johansson, etj.

Drejtues dhe aktivistë nga qindra grupe të majtësh iu bashkuan marshimit, duke përfshirë organizma si  NAACP, Prindërimi i Planifikuar, Federata Amerikane e Mësuesve si edhe grupe pro-emigrantëve dhe pro-mjedisit.

Margaret Huang, drejtorja ekzekutive e  “Amnesty International”,  ShBA,  e cila bashkë-sponsorizoi marshimin, ka thënë se anëtarët e grupeve ishin të shqetësuar rreth çështjes mbi regjistrin e myslimanëve dhe vullnetin e Trump-it për të përdorur politika për të përjashtuar komunitete të veçanta. Këto lloj premtimesh retorike që Trump-i ka bërë në fushata nuk mund të bëhen politika” –ka  thënë ajo.

Nënë e bijë,  Deborah dhe  Maeve Kelly,  nga Nju Xhersi  vendosën të marrin pjesë në  marshim pasi ndiheshin shumë të frustruara nga rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit.

61 -vjeçarja Deborah Kelly, u shpreh se u frymëzua për të marshuar pasi ishte habitur nga numri i grave që votuan Trump-in në nëntor. “Nuk ndjej se gratë po votonin në interes të tyre” -tha ajo përpara ngjarjes. “Ky marshim është një mënyrë për t’i shfaqur publikut se ka një grup të gjerë grash aty jashtë që ndihen se të drejtat dhe përparimi i bërë në dhjetëvjeçarin e fundit janë kërcënuar vërtet dhe mund të shkatërrohen”. Ajo i dha zemër edhe së bijës të merrte pjesë me të në shfaqjen e forcës për të gjithë brezat. “Duhet të jemi syçelëta” – ka  thënë Kelly. “Ky është thuajse një kalim simbolik pishtari për brezat e rinj, që duhet të jenë aktive për të mbrojtur të drejtat për të cilat kemi luftuar.

Maeve Kelly, 25 vjeç,  tha se nuk donte që votuesit amerikanë të harronin komentet që Trump-i kishte bërë gjatë viteve duke i gjykuar gratë nga pamja dhe pesha. “Është diçka që më inatos vërtet dhe nuk mendoj se ka vend në botë” –ka thënë në një intervistë. Duket se gjithçka për të cilën kemi punuar dhe gjithçka për të cilat punuan gratë që kërkuan të drejtën e votës, në mënyrë që të votonim dhe të ishim të suksesshme, tashmë po kërcënohet”.

“Marshimi” -tha ajo-“është më shumë një mesazh solidariteti”. Ka shumë njerëz që janë mbledhur nga i gjithë vendi për të treguar se do të qëndrojmë bashkë dhe nuk do e lëmë Presidentin e vendit tonë të na tallë apo të na bëjë të ndjehemi se nuk i përkasim këtij vendi” –ka  thënë ajo. “Është të marrim një qëndrim për të drejtat e njeriut”. Shëtitorja kombëtare nga ndërtesa e Kapitolit në drejt monumentit të Uashingtonit dhe gjithçka në mes ishte mbushur plot për plot me protestues: njerëz që rrinin në baltë, duke u dridhur nga i ftohti, që brohoritën dhe duartrokitën kur një vajzë e vogël valëviti flamuj me ylbere. Njerëz që nderuan kur John Kerry kaloi aty. Njerëz që këndonin “Jetët e zeza kanë rëndësi” dhe “Emigrantët janë të mirëpritur këtu”. Ne,  me pasion luftuam me fjalët dhe praninë tonë kundër politikave të një vendi që besojmë se nuk ka më interesat më të mira në zemër. Ne luftuam për të drejtat e grave dhe kjo do të thotë; të drejtat e të gjitha grave dhe të gjitha të drejtat që gratë meritojnë. Marshuam dhe kënduam për autonominë e trupit, akses për kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe barazi.

Megjithëse Marshimi i Grave në Uashington nuk ishte në mënyrë eksplicite një garë kundër Trump-it, politikat dhe sjellja e tij luajti një rol të madh gjatë asaj dite. “Duam një lider, jo një cicërues të neveritshëm”,  ishte një nga koret më popullore gjatë marshimit.

Aspekti më mallëngjyes i marshimit ishte të shihje  pishtarin që kalonte te vajzat më të reja. Më të famshmet e turmës ishin dy vogëlushe në shpatullat e baballarëve, që bërtisnin “Më trego si duket demokracia!”, ndërsa ne “Kështu duket demokracia!”

Janë njerëzit si këto femra të vogla, të vendosura,  që na japin shpresë për luftërat që po vijnë. Sot kemi bërë histori, por nesër është thjesht një ditë tjetër. Trump-i ende do të jetë president, Pence zëvendës-president dhe Paul Ryan do të drejtojë Shtëpinë.  Le të fokusohemi tek ideja  sesa i mërzitur është Trump-i që marshimi kishte dyfishin e pjesëmarrjes në inaugurimin e tij.

 

Pas suksesit të marshimit të grave, një pyetje mbetet ende: Çfarë vjen më pas?

*Nga Susan Chira dhe Jonathan Martinjan

 

Një pyetje kritike mbetet ende: Çfarë do të ndodhë tani? Sfida me të cilën përballen organizatorët  është si të kanalizojnë zgjidhjet dhe nëpërkëmbjen  e një proteste organike në veprim që prodhon ndryshim politik. Ai synim ka shmangur lëvizje të tjera popullore,  nga “Occupy Wall Street” te  “Black Lives Matter”.  Nuk është më pak shkurajuese tani, duke parë se Demokratët ishin të paaftë të mposhtnin Presidentin Trump më  2016 –ën, pavarësisht mazhorancës së shpërndarë demografikisht. Organizatorët po përpiqen. Disa minuta pasi marshi në Uashington përfundoi në perëndimin e së shtunës të 21 janarit, liderët e saj organizuan një sesion rrjeti të quajtur “Ku do të shkojmë pas kësaj ?” Të dielën, “Planned Parenthood” dhe grupe të tjera organizuan një trajnim për  2000 organizatorë për ta kthyer mobilizimin në një veprim politik, me kujdesin shëndetësor në majë të listës së përparësive.

Lëvizjet e kaluara silleshin rreth një kauze unifikuese: Lufta e Vietnamit, të drejtat civile, shpëtimi i qeverisë …Të shtunën marshuese, aktivistët liberalë përqafuan një gamë të gjerë çështjesh;  nga të drejtat riprodhuese te burgosja masive e deri tek aktivizmi mjedisor, duke ngritur pyetje si të krijojnë një lëvizje kohezive. Por drejtuesit besojnë se filli i përgjithshëm – neveria dhe shpërfillja për njeriun që është tashmë president mund të jetë mjaftueshëm i fuqishëm. Megjithatë, lëvizja e grave përballet me shumë pengesa potenciale. Drejtuesit  besojnë se e vetmja mënyrë mobilizimi  është  përfshirja në sa më shumë grupe të pangjashëm, që rrezikon ta dobësojë mesazhin. Dhe plagët e shkaktuara nga zgjedhjet janë ende të thella. Gratë minoritare në veçanti thonë se janë të shqetësuara se vëmendja e re ndaj klasës së bardhë punëtore mund të thotë mungesë të  theksit në çështjet e  racës nga frika e largimit të votuesve të bardhë.

Pjesëmarrësit jashtë Shteteve të Bashkuara marshuan në solidaritet me gratë amerikane dhe u ngritën për të drejtat e grave në vendet e tyre.

“Zgjedhjet e fundit në ShBA kanë treguar sesa i vërtetë është kërcënimi ndaj të drejtave dhe lirive tona kolektive “ – shkruhej në faqen e Facebook-ut të marshit të grave në Najrobi. Në faqen e  marshimit të Londrës,12 mijë përdorues Facebook-u shkruanin  “Marshojmë për mbrojtjen e të drejtave tona themelore ruajtjen e lirive të kërcënuara prej ngjarjeve të fundit politike”.

Më shumë se 2 milionë njerëz iu bashkuan ditës ndërkombëtare të veprimit,  fill pas inaugurimit të Donald Trump-it si Presidenti i  45 –të  i ShBA-së.  Më shumë se  500 mijë njerëz priteshin  të zbarkonin në kryeqytetin e ShBA –së për të promovuar të drejtat e grave në një grumbullim anti –Trump që mund  të kthehet në një prej marshimeve më të mëdha  në historinë e Amerikës.

Qindra mijëra njerëz marshuan në  161 qytet përqark  7 kontinenteve me fokuse që e kapërcenin Trump-in.

Në Mbretërinë e Bashkuar,  afro 100 mijë njerëz iu bashkuan marshimit në Londër dhe  14 marshime të tjerë  u organizuan në qytete si Mançester, Kardif, Edinburg, Liverpul, Lids dhe Belfast. Marshimi i Londrës nisi pasdite, pranë Ambasadës Amerikane  dhe përfundoi në sheshin Trafalgar.  Protestuesit valëvitën banderola me slogane si “Marrëdhënie e veçantë, thjesht thuaj jo! ” dhe “Gra të ndyra bashkohuni!”.  Atyre iu bashkua edhe Kryebashkiaku Sadiq Khan,  si  edhe anëtarë nga Partia Laburiste si Stella Creasy, Harriet Harman dhe Yvette Cooper.Khan u shpreh krenar që marshonte përkrah grave dhe burrave nga Londra dhe nëpër botë “për të treguar sesa i vlerësojmë të drejtat që çdo grua duhet  të ketë”.

Ai tha: “Si feminist, në Bashki,  mbështes plotësisht luftën për barazi gjinore. Është e gabuar që në  2017 –ën shanset e jetës së dikujt dhe të drejtat themelore varen ende nga gjinia”.

Në një fjalim në Sheshin Trafalgar, Cooper, kreu i komitetit të përzgjedhur për çështjet e brendshme, tha se burrat dhe gratë  rreth globit po marshonin kundër urrejtjes dhe ndarjes dhe për barazi.  “Po marshojmë sepse burri më i fuqishëm në vend mendon se është në rregull t’i kapë gratë nga p**i”. Cooper nënvizoi faktin se megjithëse protestueset dëshironin të mbanin qëndrim kundër Trump-it, miliona amerikanë kanë votuar për të. “Marshimi nuk është mjaftueshëm, duhet të ngulmojmë, të fitojmë argumente, të sfidojmë shkaqet e thella të ndarjes dhe të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët”-tha ajo-“Për të mirën e fëmijëve dhe nipërve, bijave dhe bijve tanë, jemi këtu sepse nuk do ta lëmë orën të kthehet pas”.

Aktorja Rebeca Hall tha se pikëpamjet dhe politikat e Trump-it u drejtoheshin njerëzve për të cilët ajo shqetësohej, përfshirë gratë, emigrantët dhe komuniteti i LGBT. “Është e rëndësishme për mua të marshoj në shenjë solidariteti” – ka thënë ajo –“ Është e rëndësishme që të ngrihemi të gjithë , bashkë, në solidaritet”.

Grupe jashtë Ameerikës  organizuan fushata  lokale të menduara si kundërshti  për çështje si  ndërtimi i gazsjellësve apo shpalljen të paligjshme të gjymtimit të gjenitaleve. “Women’s March Global”,  krahu ndërkombëtar i marshimit në Uashington, ka thënë se janë të vendosur pwr ta maksimizuar  valën e aktivizmit  që ka tërhequr kaq shumë njerëz. “Gratë e botës ishin ulur mbi  barut dhe Donald Trump sa ndezi shkrepësen” – u shpreh bashkëthemeluesja e marshimi të grave  dhe koordinatore globale, Evvie Harmon, për  “The Guardian” përpara marshimit.

Rena Wilson, nga Karolina e Veriut u shpreh se shpresonte që gratë të mund t’i dërgonin Trump-it një mesazh se “Ato nuk do të shkonin gjëkundi”. Joy Rodriguez, nga Majemi, e cila mbërriti me bashkëshortin dhe dy vajzat,  12 dhe  10 vjeç,  u shpreh: “Dua të sigurohem se të drejtat e tyre nuk do të shkelen në vitet që do të vijnë”.

Ndërsa Trump-i nuk mundi dot të sigurojë emra të rëndësishëm për të performuar në festimet e inaugurimit të tij, Marshi i Grave në Uashington tërhoqi yje të muzikës dhe kinemasë si  Katy Perry, America Ferrera, Uzo Aduba, Scarlett Johansson, Cher, Zendaya, e shumë të tjerë.

Të tjerë të famshëm të ftuar përfshinin modelen Chrissy Teigen,  komedianët   Amy Schumer dhe Cristela Alonzo,  prezantuesen Padma Lakshmi, artisten Kara Walker, dhe aktorët  Hari Nef, Amandla Stenberg, Frances McDormand dhe  Julianne Moore. Performanca përfshnin edhe Janelle Monae, Maxëell, Samantha Ronson, the Indigo Girls and Mary Chapin Carpenter.

Protestuesit nga Australia dhe Zelanda e Re ishin të parët që e nisën marshimin,  të shtunën. Në Sidnej rreth 3 mijë njerëz u mblodhën në Hajd Park përpara se të marshonin përpara  konsullatës  së  ShBA-së. Më tej, rreth 500 mijë marshuan në Melburn dhe 2 mijë të tjerë u mblodhën në katër qytete, në Zelandën e Re.

Në Europë, marshimet u organizuan në Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Gjenevë, Amsterdam dhe Prishtinë. Në Afrikë, qindra protestues në pyllin Karura të Najrobit valëvitën pllakate dhe kënduan këngë proteste amerikanë dhe në Irak një organizues marshimi tha se gratë po guxojnë të ngrihen ndaj sfidave që përfshijnë “mungesa të rrogave, terror, urrejtje, shfrytëzimin dhe trafikimi”.

Sipas një anketimi të fundit, Trump-i  ka normën më të ulët të përkrahjes në  mes presidentëve  qysh prej vitit 1940. Sjelljet e tij ndaj grave dominuan fushatën presidenciale, veçanërisht pas videos ku thoshte se,  ai mund t’i bënte gjithçka grave, përfshirë edhe t’i puthte pa leje dhe t’i kapte nga pi**i.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤