Marsela Çibukaj: Mirëserdhët në stilin e viteve ’50 !

marsela-e1408829280660

Këngëtarja e talentuar nuk dallon vetëm për timbrin e saj të veçantë, por edhe për stilin e të veshurit që shfaq mbi skenë dhe jashtë saj, gati të paimitueshëm nga kolegët e saj. Marsela zbulon të gjitha detajet për Madame…

Çfarë nuk do vishje kurrë?

Ndoshta minifundet, nuk I kam veshur kurrë deri tani.

Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?

Buzëkuqi i kuq dhe pa shkëlqim mundësisht ai që qëndron 24 orë. Është buzëkuqi I të gjithë kohërave.

Ke një aksesor fatsjellës?

Jo, kam qenë gjithmonë e bindur që jam unë fatsjellësja e vetvetes.

Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor?

Fytyra me siguri, me produkte sa më natyrale , homemade, pastrim scrub me limon, sheqer te zi dhe mjaltë, hidratim me vaj ulliri ekstra i virgjër .

69407marsela cibukaj

Parfumi i preferuar?

Për momentin Bulgari “OMNIA Amethyste” ( Eau de toilette )

Blerja e fundit?

Një palë këpucë të sheshta Zara , sepse unë dhe takat nuk shkojmë shumë dakord.

Stili yt me tre fjalë?

AfroPunk Style, vintage rockabilly, vitet ’50 e “La Dolce vita” italiane.

Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë?

Me pëlqejnë disa stilistë si për shembull Vivienne WestWood , Ulyana Sergeenko , Dolce&Gabbana, Dior.

21

Këpucët dhe çanta kult?

Këpucë të sheshta dhe të rehatshme , ose ndryshe të quajtura “Flat” dhe atletet , i kam pasion dhe i kombinoj shumë mirë me gjithçka.

Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend?

Fustan i zi i thjeshtë , deri tek kyçet e këmbës dhe një këpucë të sheshtë me ngjyra . Një shall të lidhur në kokë dhe një xhaketë.

Thuaj të drejtën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje?

Më duhet shumë pak , 40 minuta J . Nuk mund të dal me siguri pa fondëtinë , pudër për fytyrën dhe maskara.

Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë?

Unë nuk kam lyer asnjëherë flokët kështu që, i bindem tendencës time 🙂

Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën!

Unë përdor vetëm maska natyrale, si përshembull kos me kastravec ose mjaltë me karotë .

Thonj natyralë apo fals?

Absolutisht natyrale…..unë kam një lloj alergjie kur shoh thonj fals.

Çfarë përdor për luftën kundër celulitit?

Kam luftëra të tjera për të përballuar gjatë ditës , prandaj nuk më merr shumë kohë çështja e celulitit , ndoshta sepse sa do mbi peshë nuk kam vuajtur dhe aq shumë nga inestetizmat e celulitit. Në përgjithësi pi shumë ujë natyral dhe bëj ecje të gjata .

27

Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin?

Me syze optike me ngjyrë , është shumë e rëndësishme që të përdoren syze cilësore jo vetëm thjesht të bukura.

“Uniforma” e fundjavës?

Tuta dhe atlete kur nuk jam në punë, fustane të gjëra me ngjyrë kur jam në punë.

Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme?

Të vogla ose të mëdha , të çmuara apo jo e rëndësishme është nëse janë zgjedhur me gusto.

Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë?

Xhinset e viteve ‘80 , mbi të gjitha Levi’s me shtat të gjatë, që tregojnë belin, pa një ditë të caktuar për t’i veshur.

Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie?

4 orë në një hamam antik në qendër të Stambollit, së fundmi , në shkurt 2016 , eksperiencë shumë interesante.

Cilit stilist do t’i besoje fustanin tënd ideal?

John Galliano (Dior Couture) ose Zuhair Murad.

Ikona e padiskutueshme e stilit?

Për mua ? Uuuu…. ka shumë Billie Holiday, Erykah Badu , Sophia Loren …

Aksesori që nuk del kurrë nga moda?

Turbanti në kokë dhe xhaketa klasike e zezë ( për siç unë e konceptoj modën ) .

Në ç ‘vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani?

Së fundmi në Lisbona dhe në Stamboll.

maxresdefault

Në cilin qytet do të doje të jetoje?

Roma , aty ku jam rritur ose Paris.

Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes?

Çokollata.

Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq?

Birra ,bionde , mundësisht Gjermane ose Belge dhe me kriko .

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤