Marko from Hollywood

auto_marko11424596960

Jeta e tij ngjan tamam me një skenar filmi që të bën të ëndërrosh.

Një adoleshent që emigron në kërkim të famës, të cilën e mbërthen pas disa ndalesash dhe aventurash jete.

Duke e kthyer edhe timonin e velat në dete të tjera, në pushtim të Amerikës, asaj të kinemasë dhe kodrës më të famshme: Hollivudit. Marko Caka, djali nga Shkodra, rrëfen sesi ia doli të shndërrohej në të parapëlqyerin e Steven Spielberg dhe të ndajë një sheshxhirim me yje si Tom Hanks, George Clooney apo Julia Roberts.

Historia jote ngjan me një skenar filmi le të themi; djali shqiptar që emigron në Greqi, atje diplomohet, punon si gazetar, udhëton drejt tokës së ëndrrave dhe bëhet aktor, as më shumë e as më pak, por në Hollivud. Kur nise ta besosh edhe vetë që kjo nuk ishte ëndërr?

Duhet thënë se nisa ta mendoj kur mora komplimentet e para në serialin “Boardwalk Empire” dhe besimi m’u shtua kur u pëlqeva nga regjisori Steven Spielberg. Atëherë thashë: “Edhe unë mund të bëj gjëra që kanë bërë yjet e tjerë, nëse me vullnet e punë të vazhdueshme fiton besimin e regjisorit më të mirë në botë”.

Një jetë mes të famshmëve duke i intervistuar dhe tashmë je duke jetuar vetë si ata. Si e ke parë jetën e yjeve të Hollivudit, më parë si reporter dhe tani si pjesë e tyre?

Kur isha gazetar, si anëtar i “Los Angeles Press Club” kisha privilegjin të ndiqja eventet hollivudiane. Brenda kishte lindur një zili, jo për të vënë në diskutim vlerat e aktorëve të mëdhenj, por për jetën magjike që bënin, ku planeti ishte nën këmbët e tyre. Tani që flas, e kuptoj se ajo ndjenjë më ka ndihmuar të besoj se me punë çdo gjë arrihet. Magjia e Hollivudit është shumë pranë për këdo që beson te vetja dhe te puna e pareshtur.

Ke studiuar për Gazetari dhe Filozofi në atdheun e filozofisë, Greqi. A ishte kjo dëshira për të ecur në gjurmët e babait tënd, akademik?

Dëshirat për këdo janë të mëdha, por duhet të kesh pasion që t’i bësh realitet. Kam pasur pasion informimin, etjen për të ditur mbi gjithçka që kisha kureshtje. Duhet të kesh informacion që të pasurosh dijet. Atë e kishte im atë; kishte një njohje të gjithanshme, që i nevojitej për të pasuruar nivelin akademik. Për të nuk mjaftonte të lexonte por edhe kur bisedonte, me cilindo, kishte diçka për të mësuar dhe mbante shënime.

Gjatë viteve që ke punuar si gazetar, cilat kanë qenë emocionet, shpërblimi shpirtëror dhe profesional, por edhe vështirësitë që ke hasur gjatë rrugës? Ia ke marrë gjithçka ke dashur profesionit të gazetarit?

Në jetë duhet të mësohesh me pak për të kuptuar rëndësinë. Asnjëherë nuk jam shtyrë për t’u pasuruar. Asgjë nuk vë përpara diçkaje që kam me pasion dhe më kënaq për ta bërë. Sigurisht nuk kam marrë atë që kam merituar. Dhe këtë e them edhe në marrëdhëniet me mediat shqiptare. Me ato paga qesharake që na shpërblenin, as kafen nuk e merrje dot. Kolegët e mi grekë çuditeshin sesi në intervista ekskluzive me personalitete të famshëm për mediat shqiptare nuk merrja asnjë qindarkë dhe mediat greke të shpërblenin vetëm për bashkëpunimin me mijëra euro. Që këtu lindte diferenca me mediat shqiptare.

Si ndihesh tani që vijnë të të intervistojnë? Ke ndonjë “sëmundje” profesionale, t’i korrigjosh?

Planeti ishte nën këmbët e tyre. Tani që flas, e kuptoj se ajo ndjenjë më ka ndihmuar të besoj se me punë çdo gjë arrihet. Magjia e Hollivudit është shumë pranë për këdo që beson te vetja dhe te puna e pareshtur.

Ke studiuar për Gazetari dhe Filozofi në atdheun e filozofisë, Greqi. A ishte kjo dëshira për të ecur në gjurmët e babait tënd, akademik?

Dëshirat për këdo janë të mëdha, por duhet të kesh pasion që t’i bësh realitet. Kam pasur pasion informimin, etjen për të ditur mbi gjithçka që kisha kureshtje. Duhet të kesh informacion që të pasurosh dijet. Atë e kishte im atë; kishte një njohje të gjithanshme, që i nevojitej për të pasuruar nivelin akademik. Për të nuk mjaftonte të lexonte por edhe kur bisedonte, me cilindo, kishte diçka për të mësuar dhe mbante shënime.

Gjatë viteve që ke punuar si gazetar, cilat kanë qenë emocionet, shpërblimi shpirtëror dhe profesional, por edhe vështirësitë që ke hasur gjatë rrugës? Ia ke marrë gjithçka ke dashur profesionit të gazetarit?

Në jetë duhet të mësohesh me pak për të kuptuar rëndësinë. Asnjëherë nuk jam shtyrë për t’u pasuruar. Asgjë nuk vë përpara diçkaje që kam me pasion dhe më kënaq për ta bërë. Sigurisht nuk kam marrë atë që kam merituar. Dhe këtë e them edhe në marrëdhëniet me mediat shqiptare. Me ato paga qesharake që na shpërblenin, as kafen nuk e merrje dot. Kolegët e mi grekë çuditeshin sesi në intervista ekskluzive me personalitete të famshëm për mediat shqiptare nuk merrja asnjë qindarkë dhe mediat greke të shpërblenin vetëm për bashkëpunimin me mijëra euro. Që këtu lindte diferenca me mediat shqiptare.

Si ndihesh tani që vijnë të të intervistojnë? Ke ndonjë “sëmundje” profesionale, t’i korrigjosh?

Mafiozët italianë, që te producentët shihen si mite. Keqbërës, por që kanë karaktere të forta, dhe në art merren shumë në konsideratë, sepse e dinë se jeta e tyre e mistershme në botën e krimit është gjithmonë me interes për publikun me plot patogjenë.

Si erdhi audicioni i parë? Për cilin rol?

10429216_10205429134948677_585352145243605296_n

Filmi i parë ka qenë një rol i vogël me Steven Bodwin. Por audicioni më i rëndësishëm dhe më i vështirë ka qenë roli i gangsterit në “Boardwalk Empire”. Ngaqë ishte rol i vogël dhe pjesëmarrja në audicion ka qenë me mbi 7 mijë aplikantë.

E mban mend ditën e parë në sheshxhirim? Ndërkohë, ke bërë kurse apo trajnime të mjeshtërisë së aktorit? Apo e ke dhunti të lindur?

Po, besoj ka qenë fundi i marsit të vitit të kaluar dhe shkoja pa asnjë përvojë aktrimi. Por pas kësaj nisa të marr kurse aktrimi me instruktorë të famshëm që kishin luajtur me Angelina Jolie, Nicolas Cage etj. Nuk e di nëse e kam dhunti të lindur, por që në momentin që jam përzgjedhur nga regjisorët më të mirë në botë, mbase ka qenë një talent i fshehur në sirtar.

Ke luajtur në serialë televizivë të njohur ndërkombëtarisht si “Boardwalk Empire”, i cili është transmetuar edhe në Shqipëri. A more ndonjë reagim nga shqiptarë asokohe, apo të pandehën për të huaj?

Shumica, kur më kanë parë në fillim pandehën se jam italian i viseve të jugut, por kur ua them se jam shqiptar surprizohen, dhe më kanë shprehur edhe simpati. Në Shtetet e Bashkuara, ne shqiptarëve na duan shumë dhe të gjithë, diçka të mirë e kanë dëgjuar për fisnikërinë tonë.

Në jetëshkrimin tënd në Imbd thuhet se je i pari shqiptar, i cili emigroi drejt SHBA-së dhe nga gazetar u bë aktor. Ke një mesazh inkurajimi për të rinjtë që kanë ëndërr Hollivudin?

Patjetër, ne jemi popull i zgjuar dhe shumë punëtor. Por, nëse do të bësh karrierë ndërkombëtare duhet të zhvishesh nga lokalizmat dhe duhet të bashkëpunosh me të gjithë për të kapur suksesin. Nëse nis të bësh karrierë ndërkombëtare, nuk i përket më vetëm kombit tënd, por të gjithëve. Meritë është atëherë kur arrin majën dhe identifikohesh me origjinën. Marr mesazhe edhe nga fansat rusë të filmit dhe ndjehem krenar kur më thonë: “Të pëlqejmë se je nga Shqipëria”. Është privilegj që thuajse portalet më të mëdha të filmave në shumë vende të botës kanë vënë profilin tim, dhe fansat aty mësojnë për origjinën time. Deri edhe nga Filipine e Bangladeshi marr komplimente nga fansat e filmit. Unë dua të përcjell një mesazh te të gjithë talentet e rinj, se me anë të punës së tyre duhet të besojnë se ëndrra hollivudiane nuk është larg. Shqipëria ka shumë aktorë të mirë dhe me egon që na e ka dhënë natyra për të pasur shpirtin e sakrificës në ballë të sfidave, tapeti i kuq i Los Angelos-it nuk është larg për asnjë. Mjafton ta vini objektiv të ëndrrave. Personalisht njoh vetëm mikun tim, Gazmend Paja, dhe duke ia ditur kapacitetet, them se shumë mirë mund të bëjë karrierë hollivudiane, pasi publiku amerikan “çmendet” pas komedianëve.

Keni punuar me yje të mëdhenj të kinematografisë si Steven Spielberg, Tom Hanks dhe tani së fundi me George Clooney dhe Julia Roberts. Si janë ata kur i sheh si kolegë?

Ndjehem me fat kur mendoj se kam qenë në sheshxhirim me gjigantët e Hollivudit. Kur luaj me ta ndjehem rehat, sepse thjeshtësia e tyre ta imponon. Kur flas me nënën time i them “edhe ti je pjesë e këtij suksesi”.
Keni njoftuar që së shpejti nisni xhirimet për filmin “Money Monster”, ku ju do të keni një rol mbështetës për Clooney-n dhe Julia Roberts. Çfarë rëndësie ka ky rol për ju?
Për mua ka shumë rëndësi që jam në preferencat e Jodie Foster për të luajtur pranë George Clooney e Julia Roberts. Detajet mbeten se çfarë karakteri do të kem në film. Është hedhur një ide, të luaj në rolin e një çifti, bashkë me një aktore meksikane, të cilën e kam pasur partnere te seriali i famshëm “Madam Secretary”.

Nga rolet e vogla, si mendoni të shkoni te rolet e mëdha? A i ke tashmë kontaktet e duhura në Hollivud për të vazhduar me sukses rrugëtimin tuaj atje?

Sigurisht që ambiciet nuk mbeten me kaq. Por çdo gjë vjen me etapa. Nga role background me të cilët e nisa, tani jam në role mbështetëse, me ekspozim pranë protagonistit. Etapa tjetër, për të cilën kam firmosur edhe një marrëveshje, është projekti i filmit biblik “Story of Jesus”, në rolin kryesor të Apostullit James(Jakob). Pas kësaj do duhet shumë punë për etapën e fundit, në role kryesore. Të gjitha këto etapa ndiqen vazhdimisht nga agjentët dhe agjencitë e mëdha hollivudiane. Duke qenë se jam pjesë e shumë filmave të prodhuesit hollivudian “Warner Brother Pictures”, edhe puna ime është nën vëzhgimin e partnereve të tyre, të cilët më sugjerojnë role karakteri që i përshtaten profilit tim. Interesim për shërbimet e mia kanë kërkuar edhe tri agjenci të mëdha partnere hollivudiane në Nju Xhersi, Miçigan dhe Çikago. Ndjej vlerësim të madh dhe duhet ta marr seriozisht mbështetjen e tyre.

10541059_10204865495658047_6137927456985485847_n

A mund të na tregosh diçka më shumë për jetën në ShBA? Ku jeton? Cilat janë pasionet e tua përtej gazetarisë dhe sheshxhirimeve dhe a vazhdon t’i mbash lidhjet me Shqipërinë?

Jetoj në Nju Jork, por sheshxhirimet janë edhe në shtete të tjera amerikane dhe bëj shumë udhëtime sipas projekteve të filmave. Pasioni im mbetet sporti dhe kur kam kohë të lirë mundohem ta shfrytëzoj. Tani e shoh me nostalgji larg stadiumeve. Sado qe po bëhen 2 dekada e gjysmë që jam larguar nga Shqipëria, përsëri atdheu im mbetet vendi ku pushoj, pranë familjes dhe miqve te mi.

Arkiv Madame Mapo

loading...
No Comments Yet

Comments are closed

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤