Mario dhe Aleksandër: Arti i biznesit

VLUU L310 W / Samsung L310 W
VLUU L310 W / Samsung L310 W

Unë për vetë do ta bëj shoqe mamanë e Marios dhe Aleksandrit. Pse -do thoni ju, Po ja, edhe unë kam dëshirë të më bëjnë dhuratë unaza shumëngjyrëshe ose byzylykë të realizuar nga fëmijët artistë të mikeve të mia. Dy djemtë kanë nisur t’i shesin punimet e tyre dhe vajzat që duan t’i mbajnë aksesorët unikë, nuk janë pak…

Dy çamarrokët, kishin parë në internet një video tutorial sesi mund të krijoje unaza vetëm me një material prej teli të mbështjellë me najlon ngjyra – ngjyra dhe byzylykë me lidhëse flokësh plastike. E mesa duket, u duk kaq interesante dhe e thjeshtë sa Mario 12 vjeçar, që është edhe vëllai i madh, kur iu bashkua një kampi me bashkëmoshatarë në jug, provoi t’i bënte. Miqtë e kampit morën dhuratat e para të cilat iu pëlqyen shumë.
Me t’u kthyer në shtëpi, nuk vonoi t’ia mësonte zanatin edhe Aleksit, i cili edhe pse vetëm 7-vjeçar ia mori dorën menjëherë. Përveçse kishin bërë bizhu me tonelata, e ua kishin dhuruar mikeshave të mamasë kryesisht, ata rrëfejnë se bëjnë aeroplanë dhe zbukurime duke dekoruar kështu edhe shtëpinë. Këtë sekretin e aeroplanëve e zbuloi mami Ornela sepse dy artistët e vegjël mendojnë se nuk kanë më moshë për lodra, sepse janë të rritur tashmë. Lëndën e parë, ua siguron mamaja, Ornela, e pasi e kthenin në bizhuteri ose zbukurime të ndryshme, ia shisnin asaj të parës. Nga çmimi, më pas, zbritej kostoja e lëndës së parë e kështu të dy palët shijonin frytet e investimeve. Gjërat në jetë nuk janë falas, të paktën këtë të mësojnë Mario dhe Aleksandri…

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤