Margarita Xhepa, Ikona e kinematografisë shqiptare

margaritaxhepa_0013

Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar, lindi më 2 prill 1932 në Lushnje.
Margarita është aktorja e roleve të shumta në Teatrin Kombëtar dhe në kinemanë shqiptare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.

margarita-xhepa

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.

margarita-xhepa (1)

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.

trojanet

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjës Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

margaritaxhepa_0016

Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Margarita-Xhepa (2)

Në vitin 1997 interpretoi ne filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa me Çmimin e Nderit. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

image2

Filmografia:
1. Në kërkim të kujt (2011), serial
2. Tingulli i heshtjes – (2010) telenovela
3. Kronikë provinciale – (2009)
4. Ne dhe Lenini – (2008)
5. I dashur armik – (2004)
6. Mirupafshim – (1997)
7. E diela e fundit – (1993)
8. Një djalë edhe një vajzë – (1990), mesuese Kristina
9. Vitet e pritjes – (1990), nëna e Helenës
10. Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
11. Pesha e kohës (1988)
12. Pranvera s’erdhi vetëm – (1988)
13. Misioni përtej detit – (1988)
14. Rrethi i kujtesës – (1987)
15. Fillim i vështirë – (1986), shoqe e Zanës
16. Gabimi – (1986)
17. Gurët e shtëpisë sime – (1985)
18. Militanti – (1984)
19. Apasionata – (1983)
20. Dora e ngrohtë – (1983)
21. Shokët – (1982)
22. Dita e parë e emrimit – (1981)
23. Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
24. Dollia e dasmës sime – (1978)
25. Gjeneral gramafoni – (1978)
26. Koncert në vitin 1936 (1978)
27. Dimri i fundit – (1976)
28. Pylli i lirisë – (1976) nëna e Vlashit
29. Tokë e përgjakur – (1976)
30. Vitet e para – (1965) si Zyraka

mqdefault

MargaritaXhepa3

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤