Marçela Lati, E Thjeshta e sofistikimit

marcela lati (1)

Atë mund ta gjejmë nëpër evente dasmash ku së bashku me bashkëshortin, Armand Peza, kujdesen deri në detajet më të imta në mënyrë që një ndër ditët më të veçanta të jetës, siç është ceremonia e dasmës, të jetë perfekte! Por, krahas të kësaj, Marçela Lati është edhe e kujdesshme që të jetë gjithmonë brenda stilit të saj personal, që në këtë rast vlen të ndiqet…
Bëhet fjalë për dikë që i është përkushtuar stilit, duke e parë atë si punë, por, edhe duke përfshirë lifestyle- in e saj në të.

Çfarë nuk do të vishje kurrë?

Paliçeta xhins në shtatëzani.

Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?

Shkëlqyesi i buzëve.

Buzëkuqi i të gjitha kohërave? Po manikyri?

Lip Gloss Christian Dior
Manikyrin e përdor në ngjyrë të pandryshueshme prej vitesh: rozë ose perlë.

 

marcela lati (2)

Mban aksesor fatsjellës?

Jo.

Cilës pjesë të trupit i kushton më shumë kujdes? Zgjedh produkte bimore apo laboratorike?

Për fytyrën, produkte bimore. Për trupin, produkte laboratorike.

Parfumi që sugjeron e që do t’i shkonte për shtat një zonje?

I butë.

Blerja e fundit?

G-Shock.

Këpucët dhe çanta kult?

Këpucët dhe çantat që më rrijnë bukur pa u kthyer në kult.

Cila është veshja “e shpejtë” që do të bëje në mbrëmje?

Fustani i zi është shpëtim, por edhe një palë këpucë me taka ndihmojë shumë.

Sa kohë të duhet të bëhesh gati në mbremje, për një dalje të gjatë?

30 minuta.

Tri produktet kryesore të grimit për ty?

Krem pudër
Pudër për faqet
Shkëlqyes buzësh

 

marcela lati (3)Ç’mendon për ndryshimin e shpeshtë të ngjyrave të flokëve?

Totalisht kundër.

Cilat janë, sipas jush, disa maska të thjeshta të cilat mund t’i bëjmë në kushte shtëpie?

E vetmja që bëj me lehtësi në shtëpi: Maska me baltë nga “Deti i Vdekur”.

Ç’mendim ke për thonjtë me xhel?

Kur janë të nevojshëm, me kusht që të jenë të shkurtër dhe natyralë.

Si e lufton celulitin?

Nuk e luftoj. Është luftë e humbur. (Qesh) Pak kujdes në ushqim dhe ecje apo sport kur kam kohë.

Syzet e diellit që përdor?

Të ndryshme. I dua shumë syzet e diellit.

“Uniforma” e fundjavës?

Kur nuk më duhet të punoj, përdor atlete dhe streçe.

Bizhutë: te vogla e te çmuara apo të mëdha dhe të dukshme?

Të vogla e të çmuara.

Xhinset, vetëm në ditë të zakonshme, apo edhe në fundjavë?

Edhe në fundjavë.

Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes?

Puna

Aksesori që nuk del kurrë nga moda?

Vëthët

Nje emër që për ty shërben si ikonë stili?

Nuk kam një emër.

 

marcela lati (4)

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤