Majlinda Kelmendi, Shqiptarja e artë e lojërave olimpike

Kosova fiton medalje ari në debutimin si shtet në lojërat e “Rio 2016”, duke lënë pas Shqipërinë, ndërsa Kelmendi bëhet e para shqiptare që ngjitet në podium.

kelmendi_0

Majlinda Kelmendi ishte nisur për të fituar. Flamurmbajtësja e Kosovës, shtetit më të ri në Europë, ishte njëkohësisht shpresa më e madhe e ekipit dhe ja doli. 25-vjeçarja fitoi katër ndeshje rresht duke marrë medalje ari. Majlinda u përlot ndërsa pa flamurin e Kosovës të ngrihej mes atij të Italisë dhe Japonisë ndërsa në sfond ishte himni i saj. Kelmendi ja doli mbanë në atë pikë ku ishet rrëzuar katër vjet më parë, ndërsa garonte për Shqipërinë, pasi Kosova nuk ishte pranuar nga Komuniteti Olimpik.

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport”, ka thënë ajo pas fitores.

Majlinda-Kelmendi

20140926_52KG KELMENDI(IJF)-CHITU(ROU)-9814_2014 World Chelyabinsk

“Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari”, shkroi presidenti Hashim Thaçi i cili e ndoqi garën nga fare pranë në Rio. “Super Majlinda Kelmendi e artë”, shkroi Edi Rama, ndërsa fitorja emocionoi të gjithë shqiptarët. Media ndërkombëtare përgëzoi garën e Kosovares. “Kosova fiton të artë në debutim”, shkroi BBC. Ndërkohë në Serbi një prej tabloidëve ironizoi se “Kosova kishte fituar medalje ari para Serbisë”.

Xhudistja pejane ishte dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar takimet një nga një, dhe mundur në fund italianen Odette Giuffrida. Majlinda e kaloi takimin e parë pa luftë, ndërsa mposhti zviceranen Evelyne Tschopp me lehtësi, pas vetëm 25 sekondash. Ndërkaq, në çerekfinale u hakmor ndaj garueses nga Mauritania, Christianne Legentil, e cila e kishte eliminuar në Olimpiadën e Londrës. Në gjysmëfinale e mundi japonezen e fuqishme, Misato Nakamura.

20140926_52KG KELMENDI(IJF)-CHITU(ROU)-9814_2014 World Chelyabinsk

08982800_26053600

Majlinda Kelmendi është xhudiste 25-vjeçare e suksesshëm dhe më shumë gjasa një nga sportistet më të suksesshme në historinë e Kosovës. Rio 2016 janë Lojërat e para Olimpike të vendit ndaj Majlinda ka nderin e të qenit e para bartëse e flamurit.

Ajo filloi të merrej me xhudo në vitin 1999 në qytetin e saj të Pejës në Kosovën perëndimore. Kelmendi ka një histori në botën e xhudos – ajo ishte kampione bote në xhudo në vitin 2013 dhe 2014, si dhe fituese për të tretën herë e Grand Slam në Paris 2014, 2015 dhe 2016. Ajo fitoi gjithashtu Çmimin e Madh në Budapest në fund të qershorit.

Ajo renditet e para në listën botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për xhudoka, në kategorinë nën 52 kilogramë. Por, pavarësisht nga të qenit një nga atletet më të mira të vendit, Majlinda shpesh është ankuar se shteti nuk arrin të mbështesë talentet në atletikë si ajo.

Përveç fitoreve të medaljeve, Majlinda pati edhe një fitore të rëndësishme diplomatike: pas fitores së vendit të parë në kampionatin Europian të Xhudos në Rusi në prill, ajo bindi Rusinë, një kundërshtare e fortë e pavarësisë së Kosovës, të luante himnin kombëtar të Kosovës – gjë që krijoi disa polemika. Megjithatë, Rio nuk është hera e parë që 25-vjeçarja luan në Lojërat Olimpike. Ajo ka luajtur gjithashtu në Olimpiadën e Londrës 2012. Por, atëherë ajo përfaqësonte Shqipërinë, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, IOC, nuk e kishte njohur ende Kosovën.

Shqipëria përfshihet në polemika banale në Rio 2016

E ndërkohë që Kosova festoi medaljen e parë të artë, ekipi shqiptar është përfshirë në polemika që janë kthyer klishe për mungesë financimi. Peshëngritësi Briken Çalja kërcënoi se do tërhiqej nga gara nëse nuk i kërkohej falje prej presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani nuk i kërkon falje dhe të mbajë përgjegjësi për çfarë ka bërë publike. “Nuk e marr vesh, a është Vironi i parë apo i dyti, ky që po flet për Top Channel? Një njeri i tillë duhet të ketë edhe përgjegjësi, sepse është president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Nëse unë jam fajtor, unë tërhiqem nga sot, e them publikisht përsëri”, shprehet Briken Çalja. Ndërkohë më herët ekipi u përfshi në polemika edhe për mungesën e uniformës së një prej atleteve që u përfshi në listë vetëm në momentet e fundit dhe po ashtu duket se ka pasur përplasje edhe për marshimin e ekipit mes kreut të Federatës së Peshëngritjes dhe një trajneri të ekipit.

“Unë nuk jam zari i askujt, jam sportist i ekipit kombëtar dhe nuk pyes askënd”, thotë më tej Çalja. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse është i sigurt apo jo për pjesëmarrjen e tij në Olimpiadë, ai thotë: “Kështu siç po shkojnë gjërat, duke parë edhe përgjigjen e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar… Këtu kam ardhur për të përfaqësuar Shqipërinë, por kur vete puna deri në këtë pikë, dua vetëm që Viron Bezhani të kërkojë ndjesë publikisht”, u shpreh peshëngritësi. Ndërkohë më herët Bezhani pati folur për një bursë olimpike. Ai tha në Top-Channel se “nuk mundet që sot për sot Brikeni të marrë bursë. Ai nuk mund të marrë bursë për shkak të dënimit që ai ka pasur. Unë nuk kam thënë që Brikenit i kemi dhënë bursë. Kam thënë Federatës i kemi dhënë bursë”. Sipas Bezhanit kjo është një situatë e pakëndshme mes së cilës është përfshirë në mënyrë të padrejtë një nga sportistët olimpik i cili në këtë mënyrë më tepër shpërqendrohet në prag të garës se sa i shërben atyre që e kanë nxitur.

Ndërkohë përmes një deklarate për shtyp të anëtares së Këshilli Bashkiak të Tiranës, Klodiana Shala, Partia Demokratike bën përgjegjës për gjendjen e mjeruar të sportit shqiptar në Lojërat Olimpike, kryeministrin Edi Rama. “Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetin ndërkombëtar më të rëndësishëm sportiv, siç janë Lojërat Olimpike në Brazil, është një goditje për imazhin tonë dhe një shprehje e rrënimit të çdo standardi në këto 3 vite”, thotë Shala. Megjithëse nuk është hera e parë që sportistët shqiptarë përfshihen në akuza dhe polemika të ngjashme, ndërsa ekipi është i “gjymtuar” për shkak të dënimit të një numri të madh të peshëngritësve.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤