“Madama Butterfly” Ermonela Jaho, në Londër me performancë të fortë dhe emocionuese

View Gallery
2 Photos
“Madama Butterfly” Ermonela Jaho, në Londër me performancë të fortë dhe emocionuese
butterfly-1

“Madama Butterfly” Ermonela Jaho, në Londër me performancë të fortë dhe emocionuese
madama-butterfly-at-roh-photo-bill-cooper-web-700x455

Jaho po performon në Londër në rolin e saj në Operën e famshme të Puçinit – “Madama Butterfly”,

Çdo herë që Ermonela Jaho merr pjesë në një produksion operistik është lajm jo vetëm për operen që e mirëpret por në tërësi për kritikën dhe publikun. Por sa herë kthehet në Royal Opera House në Londër mediat nxitojnë të bëjnë intervista dhe të kenë një moment nga shkëlqimi i pasionit të saj. Soprano e njohur shqiptare, “rrëmbeu” katër nga pesë pikë për performancën e saj në Londër. Pasi ka kryer me sukses premierën në operan puçiniane “Madam Butterfly” janë edhe disa datat ku ajo do të ngjitet në skenë për të shkëlqyer në petkat e geishes tragjike Cio Cio San.

Times shkruan se Ermonela di ta çojë publikun deri në lot me performancën e saj, dhe këtë e ka treguar qysh me rolin e saj në Suor Angelica.

“Ajo është më delikatja e mundshme për rolin në Butterfly. Sopranot tjera mund të këndojnë më fuqishëm, por ajo jep emocionin, dhe të dridh. Kombinimi i fragjilitetit të saj dhe llava që del nga Orkestra është kombinim perfekt” shkruan kritika e fundit e FT për Ermonela Jahon dhe rolin e saj në Royal Opera në Londër.

Jaho po performon në Londër në rolin e saj në Operën e famshme të Puçinit – “Madama Butterfly”, ndërsa rolin e saj në pesë repriza e realizon sopranoja tjetër, Maria Martinez. Sipas Financial Times, të gjitha reprizat janë të mbushura me publikun që kërkon ta përjetoj ndjesinë e të qenit afër zërit të Ermonela Jahos.

Në një shkrim sopranoja shqiptare flet për Shqipërinë në një reklamë të mrekullueshme në një media kaq të madhe, gjë që ajo e bën çdo herë që intervistohet.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤