Luçie Preng Bib Doda, Princesha e Mirditës

View Gallery
4 Photos
Luçie Preng Bib Doda, Princesha e Mirditës
11062340_982490318500456_2551178037746612856_o

Luçie Preng Bib Doda, Princesha e Mirditës
12764421_982491578500330_7254590686778875209_o

Luçie Preng Bib Doda, Princesha e Mirditës
12783734_982491695166985_3470975575101934633_o

Luçie Preng Bib Doda, Princesha e Mirditës
12814705_982491308500357_5817441719302553215_n

Luçie Preng Bib Doda, lindi në Shkodër në një familje patriotike me origjinë nga Mirdita. Mbesa e Ndoc Xhuxhës, filatelistit të parë shqiptar. Xhuxhajt ishin një familje e pasur në Shkodër,por martesa e Luçie Kolë Gjinaj (Xhuxha) me Prengë Bibë Dodën, Princ i mirditasve, e ngriti familjen Xhuxha më lart në prestigj.

Preng Bib Doda, Princi I Mirdites, lindi në Orosh të Mirditës në vitin 1858 në familjen e Gjomarkajve. Gjomarkajt ishte autoriteti më i lartë i pleqërimit të kodit zakonor shqiptar(kanunit) në Gegeri dhe prijësit tradicionalë të Mirditë.

Ai ishte një ndër drejtuesit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komandant i Lidhjes së Shkodrës dhe komandant i forcave Mirditore e Shkodrane që luftuan në mbrojtjen e Hotit e Grudës nga malazezët në vitin 1880.

Kandidat për fronin mbretëror të Shqipërisë në vitin 1914, dy herë zëvendëskryeminister dhe dy herë ministër. Ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar, me një kontribut të jashtzakonshëm në drejtimin e kryengritjeve për liri e pavarsi! U vra më 22 mars në vitin 1919 në Zejmen të Malësise së Lezhës.

Pas vrasjes së Preng Bib Dodes, për një periudhë të shkurtër Mirdita u drejtua nga e shoqja, Luçia.
Më pas parinë e Mirditës e mori kapedan Marka Gjoni, po nga familja e Gjomarkajve.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤