Lori Hoxha vlerëson lart veshjen e Bleonës pasi Daily Mail e kritikoi

Ditë më parë u mbajt American Music Awards ku mori pjesë edhe Bleona Qereti bashkë me Bebe Rexhën.

Bleona 1

Picture 1 of 3

Të dy yjet shqiptare u kritikuan për veshjen nga tabloidi britanik, Daily Mail, që pretendoi se dyshja janë dukur si për një mbrëmje Hollywoodi.

Bleona zgjodhi një dukje mjaft interesante e cila nxirte në pah linjat e saj trupore.

Edhe pse Daily Mail e komentoi si një prej veshjeve më të këqija, ajo ka marrë edhe komente pozitive.

Një prej tyre është nga Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel e cila ka komentuar pozitivisht paraqitjen e Bleonës në këtë ceremoni.

Lori njihet për ekstravagancën e saj në veshje dhe jetën e shtrenjtë që bën, e duket që sipas shijes së saj ka diçka pozitive në dukjen e Bleonës.

Ndryshe, Bleona u sigurua që ditë më parë të rrëmbejë vëmendjen me rruajtjen e qelizave vezë për të krijuar fëmijë në një të ardhme kur ajo do të dëshironte – një veprim që nxiti reagime.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤