Lisbona, një vend në diell - Madame

Lisbona, një vend në diell

o.148668Kryeqyteti i vetëm i Europës në brigjet e Atlantikut, i  vetmi nga mund të shohësh perëndimet mbi oqean dhe delfinët duke notuar… bekuar me bukuri natyrore dhe i zhytur në histori

 Lisbona është një nga ato qytete ku e shkuara e qytetërimeve dhe epokave është prezente dhe e tashmja të çon te ajo në shumë mënyra, më e thjeshta me një biletë trami i cili kalon  nëpër lagjet e vjetra. Për arsye pa fund, shtëpia e eksploratorëve më të mëdhenj të kohërave Vasco de Gama-s, Magellan-it  dhe Princit Henry Lundërtarit, është kthyer në qytetin që shumë njerëz duan patjetër ta eksplorojnë. Dhe Lisbona i pret me dashamirësinë dhe diellin e saj vjetor.

Është një kryeqytetet  me shpirt të thellë, ndërtuar mbi shtatë kodra ku nëse ndjeni se ajri mungon është prej pamjeve të qytetit që hapen që aty, buzë lumit Tago (El Tajo) nga lundërtarët e shekullit të XVI ngrinin velat e anijeve për t’u nisur drejt Indisë dhe fare afër me plazhet ranore. Duke qenë një nga portet më të mëdha natyrore, ka tërhequr shumë fise dhe popuj dhe arkitektura bashkë me kulturën e Lisbonës sot, pasqyron gjurmët e lëna nga Fenikasit, Keltët, Romakët, Visigotët, Arabët… Monumentet dhe muzetë e qytetit ofrojnë thesare unike të trashëgimisë botërore dhe artit bashkëkohor.

 

lisbon-jeronimos1Manastiri Jeronimos (Mosteiro dos Jerónimos)

Vendi ku prehet Vasco da Gama është një kishë e viteve 1500 nga më të bukurat në botë me arkitekturë të periudhës së vonë gotike.

 

sao-roque-lisboaKisha dhe muzeu i Shën Rok-ut (São Roque Church)

Roque është shenjtori i të sëmurëve me murtajë. Jezuitët e ndërtuan në vitin 1574. Kisha në të majtë të manastirit është quajtur kisha më e kushtueshme e botës, për shkak të punimeve në ar e i kushtohet Gjon Pagëzorit.

 

141Kulla e Belem-it (Torre de Belém)

Është ikona e qytetit dhe njëkohësisht simbol i epokës së zbulimeve të mëdha gjerografike. Ndërtuar në fillim të viteve 1500, kjo kullë-roje mbi ujë tërheq mijëra vizitorë.

 

praca do comercioPse të shkosh në Lisbonë?

Për 1001 e arsye, por po themi vetëm 5

 

Për kulturën: Një nga qytetet historike më të mëdha të botës, me vende surprizuese, thesare kulturore dhe pamje mahnitëse që e bëjnë një parajsë për kalimtarët dhe fotografët.

Për resortetet: kryeqyteti i vetëm europian kaq afër me plazhet ranore, që u lejon turistëve të kombinojnë turizmin kulturor me argëtimin pranë detit.

Për variacionin: Në zonat rreth e rrotull ka pafundësisht mënyra për t’u argëtuar: duke bërë vizita në pallatet përrallor të një prej qyteteve më romantik të Europës (Sintra), duke praktikuar sërf në Cascais, duke u veçuar në parkun e madh natyral në Arrábida, apo duke parë spektaklin e delfinave në oqean në Setúbal.

Për ekonominë: Zyrtarisht kryeqyteti më i lirë në Europë.

Për sigurinë: Është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. Por dihet turistët janë në objektiv në të gjitha qytetet e mëdha, kështu që kujdes portofolin!

 

Pastéis-de-Belem-o-de-nataLisbona e ëmbël

Me çdo kafshatë të një ëmbëlsire portugeze, konsumon pak histori. Industria e ëmbëlsirave u kristalizua kur arabët sollën sheqerin në vend. Në mesjetë, murgeshat dhe murgjit sipërmarrës përgatisnin dhe shisnin doces conventuais (ëmbëlsira kuvendi). Më e njohura prej tyre është pastel de nata, një tartë kremoze me vezë. Pse me vezë? Historia thotë që murgeshat ngrinin rasat e tyre me të bardhat e vezëve dhe për të konsumuar edhe të verdhat e mbetura, shpiknin receta. Që nga vitit 1837, prodhuesja e ëmbëlsirave Antiga Confeitaria de Belém çonte vendasit në një gjendje nirvana me pastéis de belém-ët e saj hyjnore: shporta brumi kërcitëse të mbushura me krem, të pjekura në 200°C për atë ngjyrën e artë perfekte, me pak pluhur kanelle në sipërfaqje.

 

photoGuidë me Ermirën

Sociologia Ermira Danaj jetoi më se  një vit në Lisbonë me familjen, pasi shoqëroi partnerin në punën e tij. Me qytetin  dhe njerëzit e saj duket se ka rënë kokë e këmbë në dashuri

 

Sintra, nw majw tw njw kodre, pranw Lisbonws rrethuar me pallate luksoze dhe shtwpi fshatiTri fjalë për Lisbonën

Qytet njerëzor, melodik, me ngjyra

 

Vendet e preferuara në Lisbonë

Vendet e mia të preferuara janë shumë, por ato që më vijnë menjëherë në mendje janë: një ëmbëltore ku bëhet akullorja më e mirë në Lisbonë, “Santini” që është në një nga rrugët më të dashura, këmbësore Rua do Carmo në zonën e Baixa/Chiado;  janë rrugët e mbushura me grafiti fantastikë; është “shtëpia” e Zhoze Saramagos “Casa dos Bicos”.

trami vintage me tw cilin pwrshkon qytetin dhe lagjet e tij mesjetare

Elementi që të pëlqen më shumë

Njerëzit dhe dashuria që kanë për qytetin e tyre

 

Vendet ku mund të takosh njerëz e të socializohesh

Nëpër rrugët apo kafet e Alfama, Bairro Alto apo Principe Real.

 

Kur do të rrish vetëm

Vendi më i mirë për të ndenjur vetëm është Jardim do Torel, një park i vogël lagjeje, i fshehur, por ama me një pamje të mrekullueshme

 

viaggi-file-8479-600-500Ku mund të gjesh pak art

Arti në Lisbonë mua më duket sikur është nëpër qytet, domethënë s’ka shumë nevojë të shkosh në një muze për të parë art, sepse e gjen në rrugët me kalldrëm, apo në fasadat me ngjyra të ndërtesave, etj. Por një muze shumë interesant është Muzeu Gulbenkian apo Muzeu Oriental, ose një vizitë në qytezën e Sintras shumë afër Lisbonës.

 

rrugicat me diellKu mund të ecësh

Avenida da Libertade në drejtim të Praca do Comercio: është një shëtitore e gjerë me pemë që ndiqet nga disa sheshe ku i fundit, Praca do Comercio, është një nga sheshet më të mëdhenj në Europë, me plot hapësirë dhe buzë lumit Tejo

 

Ku mund të hash diçka të shijshme

Hmm, në lokalet e vogla të lagjeve që janë të ngrohtë e të dashur,  ose në zonën e Santa Apolonias.

 

Ku mund të çosh fëmijët

Një nga gjërat më të mira të Lisbonës janë parqet më kënde lojërash që gjenden kudo nëpër qytet, por po përmend vetëm Campo Grande, apo edhe zona e Belem apo Oieras.

 

Çfarë ka unike

Ndjenjën e mirësisë dhe melankolisë që pak qytete e kanë.

 

Lisbona do ishte e përkryer nëse nuk do ishin…

Makinat :))

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤