Lionel Messi bëhet baba për herë të tretë

Lionel Messi nuk u grumbullua nga Barcelona ditën e shtunë për ndeshjen që katalanasit luajtën kundër Malagës në transfertë. Klubi njoftoi më herët se ‘pleshti’ argjentinas për arsye personale nuk do të udhëtonte me ekipin.

E vërteta ishte se Lionel Messi të shtunën u bë baba për herë të tretë, pasi bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, solli në jetë djalin Ciro.

Sot numri 10 është rikthyer në stërvitje me Barcelona-n në prag të ndeshjes ndaj Chelsea-t të mërkurën.

Ai është pritur me një duartrokitje të madhe nga shokët e ekipit pas lindjes së djalit. Harmonia e grupit te Barcelona duket se është mjaft pozitive.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤