Lidhjet me kolegët lulëzojnë kur është ftohtë

Skemat në zyra janë shumë më të shpeshta sesa ne mendojmë, pothuajse çdo i dyti i anketuar ka thënë që në ndonjë moment të jetës është argëtuar me kolegun apo kolegen.

Te dy të tretat e tyre romanca ka filluar gjatë ditëve të ftohta.

Ditët e SHKURTRA, të ftohta dhe të zymta na bëjnë që të dashurohemi në kolegun! Së paku kështu thotë hulumtimi britanik i bërë në mostrën e 2.000 të të punësuarve.

Arsyeja për këtë dhe shkak janë festimet tradicionale të vitit të ri në të cilat të punësuarit relaksohen, pinë ndonjë gotë më shumë dhe u dorëzohen epsheve.

Numri më i madh i të intervistuarve, madje dy të tretat, kanë pranuar që romanca e tyre ka filluar gjatë ditëve të ftohta, ndërkaq për 30 për qind të tyre ishte festimi i vitit të ri në të cilin për herë të parë janë puthur.

Skemat në zyra janë shumë më të shpeshta se sa ne mendojmë, pothuajse çdo i dyti i intervistuar ka thënë që në ndonjë moment të jetës është argëtuar me kolegun apo kolegen.

Ndërkaq 12 për qind kanë pasur privilegjin që të futen në shtrat të shefit apo shefes.

Çdo i katërti shef, megjithatë, nuk dëshiron të bëjë dashuri nëpër korridoret e kompanisë, për këtë shkak 40 për qind e të dashuruarve fshehin lidhjen sa më shumë që të jetë e mundshme.

Aq më parë, ky nuk është shkaktari kryesor i misterit, por fakti që një e pesta e çifteve në punë kanë partnerë në shtëpi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤