Librat që duhet t’i lexojë çdo grua

1ef3f4a3ee24caf0630351e5e7339f39

Përzjedhje librash që një grua duhet të lexojë .

1.Qielli S’ka Preferenca nga Erich Maria Remarque

Kjo është historia e një vajze që nuk i ka mbetur më asgjë për të humbur në jetë. Clerfayt- një garues makinash merr Lilianën nga dhoma e saj e sanatoriumit ku ajo shtynte ditët e fundit si pasojë e sëmundjes së turbekulozit. Ajo e di që nuk ka më kohë për të jetuar dhe dëshiron të shijojë momentet e saj të fundit. Historia është një mësim i vërtetë për vlerën e jetës duke të mësuar të mos kesh frikë nga vdekja.

2.Chocolat nga Joanne Harris

Një roman i tejngopur me shije çokollate, karameli, cupcakes të pjekur dhe mister, shumë mister. Në roman mund të takoni dy personazhe të mrekullueshëm, një nënë dhe një vajzë, të cilat hapin një dyqan çokollatash dhe ndryshojnë jetën e banorëve të zonës. Ky libër tregon se çdo grua ka një magji në vetvete, vetëm se ka nevojë të dijë si ta përdorë atë.

3.Rrëfenja e Shërbëtores nga Margaret Atwood

Romani, i shkruar në vetë të parë, është rrëfimi i shërbëtores me emrin e çuditshëm Efrediti, të cilën regjimi e ka shkëputur nga familja, i ka zhdukur burrin dhe fëmijën, i ka mohuar emrin e vërtetë dhe e detyron, bashkë me gra të tjera në të njëjtën gjendje, të jetë makina riprodhuese e pushtetarit të lartë të quajtur në libër “Komandanti”. “Rrëfenja e shërbëtores”, i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet. Ky libër është një leksion i shkëlqyer për vlerën e lirisë.

4.The Best of Me nga Nicholas Sparks

Nicholas Sparks shkruan një novelë aq natyrale saqë të bën të besosh çdo fjalë që thuhet në të, e të jetosh çdo emocion. Historia ka gjithçka që ju duhet nëse doni të shëtisni në një natë të qetë; në një vend të qetë, larg nga diku duke mos harruar suspansën. Shkurt një histori që do t’ju bëjë ta dashuroni për historinë rozë që qëndron kah përjetësisë.

5.Ditar nga Anne Frank

Anne Frank ka lindur në vitin 1929. Ajo vdiq në një kamp përqendrimi në moshën 15-vjeçare duke lënë pas një ditar të fshehur për dy vite teksa ajo u strehua në Holandë së bashku me familjen e saj gjatë pushtimit nazist. Ky ditar mori vëmendjen e njerëzve në mbarë botën. Është e domosdoshme të kalosh në libra të tillë, sepse ata na kujtojnë për historitë e tmerrshme që njerëzve iu është dashur të kalojnë duke na kujtuar se pavarësisht rrethanave nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga jeta.

6.Unë Më Parë Se Ty nga Jojo Moyes

Louisa është një vajzë e zakonshme që jeton një jetë të qetë, në paqe me veten, aq komode sa edhe e mërzitshme. Will është i suksesshëm, biznesmen i fuqishëm. Por një ditë, çdo gjë ndryshon. Will përfshihet në një aksident rrugor dhe përfundon në një karrige me rrota. Aksidenti i mori edhe dëshirën për të jetuar. Louisa bëhet bëhet infermeria e tij. Historita e tyre mëson lexuesin se ndonjëherë vështrësitë mund të jenë të kapërcyeshme edhe pse çdo gjë tregon të kundërtën.

7.Lolita nga Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qira në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai nis e lë mendtë. Për disa ky libër do të mbetet historia e “dashurisë me shikimin e parë, të dytë, e çdo e çdo shikim”.

8.Gruaja e Kolonelit Francez nga John Fowles

Në breg të detit qëndron çdo ditë një grua e veshur me të zeza duke kundruar dallgët. Një ditë një djalë i ri e vë re. Ai është në prag martese me një grua tjetër dhe çdo gjë fillon të shkojë keq. A do të martohet ai me të, apo do të zgjedhë të ushqejë pasionin e tij? Ti zgjedh. Fowles ka shkruar dy versione sesi historia mund të mbyllej. Një mënyrë për të treguar sesa personale është ndjenja e ndërgjegjes.

9.E Dashur Jetë nga Alice Munro

Tipari karakteristik i librave të shkruar nga fituesja e Çmimit Nobel Alice Munro është që ju mund të pengoheni me një histori të ngjashme me atë të jetës tuaj. Ata madje posedojnë të metat dhe veçoritë e karakterit tuaj. Pika e fortë e historisë së Munro-së është dhembshuria e saj për personazhet dhe “E dashur Jetë” e tregon atë në mënyrë të përkryer.

10.Ha, Lutu, Dashuro nga Elizabeth Gilbert

Kjo është një historia e gruas moderne e të suksesshme që nuk gjen asnjë grimë interesante në jetën e saj derisa e rigjen atë përsëri. Libri e kujton çdo grua për atë që ajo me të vërtetë dëshiron, lirinë, lumturinë dhe aftësinë të jetojë mirë dhe në harmoni me veten e saj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤