Lesi: Blendi Fevziu e ka marrë vendimin, ja çfarë do të bëjë…

A do të largohet Blendi Fevziu nga TV Klan për tek Top Channel? Kjo është dilema e nxehtë e verës. Nikollë Lesi shkruan në gazetën Koha Jonë se ai e ka marrë një vendim.

“Në Klan drejtor i përgjithshëm dhe pronar është Aleksandër Frangaj, kurse në Top Channel drejton Ben Blushi. Të dy nga shkolla e gazetës “Koha Jone”, të dy kanë qenë kryeredaktorë në vitet me të stuhishme të kësaj gazete të parë të pavarur.

Sandri ka fuqinë e vendimit, pragmatizmin dhe qëndrestar për interesat e medias së tij, kurse Blushi mbart vizionin, bashkëpunimin dhe elokuencën e vendimit.

Me këtyre të dyve duhet të vendosë Blendi Fevziu. Ndryshe, sa më shumë zgjatet vendimi si tërkuzë, atëhere kjo kthehet si telenovelë turke që transmeton Klani apo si telenovelë amerikanojugore të cilën transmeton Top.

Ndërkohë këtë të martë në mbrëmje kanë zbarkuar në TV KLAN tek “Opinion” vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe miliarderi, po shqiptar, Samir Mane. Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i pronarit të Klan.

Pyetja në rrjetet sociale po rrotullohet: Për  emisionin “Opinion” ishin mbrëmë dyshja Rama-Mane apo për lëkundjet e Fevziut në raport me KLAN?!

Burime të fundit tregojnë se Fevziu ka vendosur të qëndrojë në Klan.

E gjithë zhurma mbeti si një film serial me dy seri, ku dihej përfundimi vetëm nga tre veta: Sandri, Fevziu dhe Blushi,”shkruan Koha Jonë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤