Lawrence kryesoi me fustanin më të mirë në Oscars 2018

Akademia e Çmimeve Oscar realizoi të dielën ceremoninë e saj të 90-të të ndarjes së çmimeve.

6-1

Picture 1 of 7

Si një nga evenimentet më të mëdha të botës së kinematografisë, yjet e Hollywood-it nuk kishin se si të mungonin edhe me paraqitjet e tyre fantastike.

Një nga to është dhe aktorja e njohur Jennifer Lawrence, ajo e cila është duke kryesuar në listën me fustanin më të bukur në Oscar 2018-të.

Ndërsa u shfaq në pistë jashtë Teatrit Dolby, Lawrence u pa mahnitëse me një fustan të markës Dior.

Pamja e saj të jepte përshtypje vërbuese pasi i gjithë fustani i saj ishte pothuajse i metaltë.

Ylli i hollywood, Jennifer, deklaroi ditë më parë se po ndërpret angazhimet e si aktore filmash për shkak të angazhimeve të saj në aktivizëm politik.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤