Largoni përfundimisht qeset poshtë syve…

qeset_e_syve

Deri tani ndoshta keni dëgjuar për cilësitë shëruese të sodës së bikarbonit e cila ka kohë që përdoret në shërbim të shëndetit, por edhe bukurisë.

Është e njohur se bikarboni është një përbërës i pashmangshëm në shumë ëmbëlsira, pasta dhe ushqime të tjera, por ndoshta nuk e keni ditur se është fantastike edhe për lehtësimin e qeseve poshtë syve.

Në fakt, nëse i kushtoni pak vëmendje deklaratave të cilat gjenden në produktet e njohura kozmetike, do të vëreni se një pjesë e madhe e tyre përmbajnë sodë bikarboni. Nëse dëshironi që shpejtë dhe thjeshtë ta provoni këtë recetë natyrale kundër qeseve poshtë syve, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Në një gotë shtoni pak ujë të ngrohtë ose çaj kamomili dhe shtoni një lugë gjelle sodë bikarboni.

Përzieni mirë dhe pastaj në enën në të cilën e keni përgatitur këtë, vendosni ndonjë leckë ose sfungjer për ta thithur përbërësin dhe më pas vendoseni poshtë syve. Lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta dhe do të jeni të mahnitur nga rezultati.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤