Laert Vasili: Kam dashuruar një prostitutë…

View Gallery
4 Photos
Laert Vasili: Kam dashuruar një prostitutë…
Laert 1

Laert Vasili: Kam dashuruar një prostitutë…
Laert 2

Laert Vasili: Kam dashuruar një prostitutë…
Laert 3

Laert Vasili: Kam dashuruar një prostitutë…
Laert 4

Universi femëror parë me sytë e aktorit dhe regjisorit të njohur të teatrit. Dashuria e parë kur ishte gjashtë vjeç, te peshku i kuq- dhurata e fundit për një grua. Laert Vasili është i mendimit se një grua e mirë nuk është as e kuruar, as e duruar, por e lexuar.

Dhe ky mendim shkon përtej rimës…I pyetur se si do të sillej nëse do i ndodhte të dashurohej me një prostitutë si në filmin “Pretty Woman”, ai zbulon se kjo i ka ndodhur vërtet. Ndryshe nga burrat ballkanas që priren t ‘i kthejnë zonjat në prostituta, thotë se është munduar që për hir të dashurisë një prostitutë ta kthejë në zonjë…

1- E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?
Sigurisht e mbaj mend! Kur isha në klasë të parë. Ajo është jashtë Shqipërisë! Është një nga ato vajza të bukura që ikën nga ky vend, duke na varfëruar më tej estetikën!

2- Po të fundit, apo e para është edhe e fundit? Hahahaha! Unë nuk jam me aq fat!

3- Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë? Iluzion drite marramendëse!

4-Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?
Një grua e lexuar!

5- Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?
Duhet të pyesni ata burra që parësor kanë stomakun!

6- Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?
Nuk e di! Nuk jam martuar asnjëherë!

7- Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?
Tradhti është vetëm ajo ndaj atdheut!

8- Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?
Zgjidhje që të çon drejt një lirie të sinqertë.

9- Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?
Ajo sigurisht!

10- Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?
“The most beautiful girl in the ëorld”, nga Prince.

11- Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?
Një peshk i kuq!

12- Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?
Aventura është rrugëtimi i një mashkulli drejt gruas!

13- Kur i thoni një gruaje që e doni? Kur mahnitja prej saj më ndërpret frymën!

14- Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Gustav Flober qëndron në nivele, të cilat unë mund t’i adhuroj si lexues i thjeshtë!

15- Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri? Thjesht e merr në qafë nga makutëria dhe lakmia e saj!

16- Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Ëoman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Sigurisht më ka ndodhur! Jam përpjekur ta kthej në zonjë, në kundërshtim me atë që ndodh rëndom te meshkujt ballkanas që transformojnë zonjat në prostituta!

17- Më mirë një shef apo një shefe?
Drejtimi nuk varet nga gjinia!

18- Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?
Bota ndryshon vazhdimisht sipas thënies së Heraklitit “Ta Panta Rei”!

19- Çfarë konsideroni seksi te një grua? Sytë janë gjithçka!

20- Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?
Më do?

21- Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?
Jo aq sa do të donin ato mjaftueshëm!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤