La dolce Vita e Audrey Hepburn

1

Me “Pushimet romane”, që i dhuroi një çmim Oscar si aktorja më e mirë në vitin 1953, Audrey Hepburn u bë jo vetëm një yll i rëndësishëm në Hollivud, por edhe një ikonë e gjallë për Qytetin e Përjetshëm. Bashkë me disa fotografi intime nga libri i tij, “Audrey në Romë”, Luca Dotti risjell historinë e dashurisë së të ëmës me kryeqytetin italian dhe disa detaje të stilit të saj roman.

 

Me lirinë e sapo fituar bleu një palë sandaleve romane. Më pas shkoi te parukieri dhe i preu flokët shkurt. Pastaj bleu akullore. Kënaqësi të vogla, por si princeshë në arratisje në filmin “Pushime romane” në vitin 1953, aktorja e panjohur Audrey Hepburn, i bëri të paçmueshme. Në mes të viteve ’50 , Hepburn u shndërrua në yll kinemaje. Bëri edhe dy filma të tjerë në Romë. “Lufta dhe Paqja” dhe “Historia e Murgeshës” si motër Luka, rolin që pati më për zemër. Për zemër kishte edhe Romën. Më 1969-ën, u vendos përfundimisht në Romë dhe ndërtoi shtëpinë e saj me bashkëshortin e dytë, psikiatrin Andrea Dotti.  Hepburn ndihej e shpenguar në qytetin e përjetshëm dhe nga ana e tyre romanët mendonin për të si vajza që shfaqej në rrugët e tyre mbi një Vespa, si një lloj ambasadoreje. Paparacët e Romës e mbronin. Kur djali i dytë i saj, Luca Dotti, nisi të mblidhte foto nga arkivat e shoqatave të reporterëve për librin e tij të ri, “Audrey në Romë” u mahnit nga pasuria e materialeve që gjeti. “Përzgjodhëm 2500 foto por vetëm 10 për qind është në libër”. U habit kur pa se edhe në fotot më të rastësishme ajo ishte gjithmonë vetja, e përsosur. Qëllimi i librit është një lidhje mes Audrey-së private dhe asaj publike. Ajo nuk jetonte e mbyllur, ecte në rrugë dhe të gjithë e njihnin. Ishte pjesë e qytetit. Jeta e saj me Dotti-n filloi si një romancë e madhe dhe i solli Luca-n, djalin e dytë aq shumë ë dëshiruar. Roma ishte Dotti, ishte familja. Hepburn u nda nga Dotti më 1980-ën. Më 1986-ën, kur Luca shkoi në shkollë zvicerane, ajo u shpërngul atje, në një fermë të shekullit të ‘18 që kishte blerë me krenari me paratë e fituara. Qëndrimi roman kishte përfunduar.

 

2Stili roman i Audrey Hepburn

I pëlqente të mbante shporta të vogla si kuletë dhe kishte plot shami koke të lidhura nën mjekër . Këto detaje prej vajze fshati kanë aromën e fëmijërisë së saj. “Thellë-thellë, ime më ishte vajzë fshati. U rrit mes provincave të Anglisë, Holandës dhe Belgjikës. Dashuronte çdo gjë nga fshati; mobiliet, stilin. Prandaj në fund zgjodhi të jetonte në Zvicër, në mes të fushave”- tregon Luca. Stili i saj bazohet në thjeshtësi dhe prakticizëm. Këpucë të sheshta balerina dhe taka të ulëta që vënë në pah këmbët e gjatë, që i shtoheshin siluetës elegante, por ajo i vishte për të ecur rehatshëm. Nuk mbante orë, sepse nuk i pëlqente ndjesia e të ftohtit apo peshës në lëkurë. Stolitë e saj serioze ishin perlat – qofshin vëthë apo varësja e perlave që Ferrer i kishte dhuruar –sepse perlat janë të ngrohta. Ngjyra e preferuar ishte ciani- një blu e hapur dhe lulet e preferuara ishin tulipanët e bardhë. Shajet ishin ves. “Ajo kishte, si çdo grua, ndoshta 30 a 40. Ishte mënyrë e mirë për t’u maskuar, syze dielli të mëdha dhe shall. Me raste mund të bënte pazarin pa pasur turmat nga pas”.

 

6Përzierje  e bukur  defektesh

Personaliteti dhe stili i saj kishin lindur nga ekstremet. “Ajo mendonte se kishte hundë të madhe, këmbë të mëdha, se ishte shumë e dobët, nuk kishte shumë gjoks. Ajo shihej në pasqyrë dhe thoshte: Nuk e kuptoj pse njerëzit më shohin të bukur. Mendonte se duhet të ishte një përzierje e mirë defektesh”. Po, buzëqeshja shumë e madhe dhe qafa shumë e gjatë, këmbët si patë ( masa 39) në trupin si kërcell tulipani ( ishte e gjatë thuajse 1.70 m); naiviteti vajzëror e megjithatë ata sy që shohin drejt e të vërtetën.

 

4

E lumtur me vitet e saj

Nuk humbiste kohë duke u kapur pas rinisë. “Habitej me përpjekjet që gratë bënin për t’u dukur të reja” –kujton Luca. “Ishte e lumtur me plakjen sepse do të thoshte më shumë kohë për veten, për familjen. I vetmi peng që kam dhe ajo duhet ta kishte, është që nuk njohu nipërit dhe mbesat. Do të kishte qenë gjyshe fantastike –duke  u gatuar kekë dhe duke u rrëfyer histori”.

 

3Amor alla romana

Kur qyteti u bë i pasigurt  në vitet ‘70 me gangsterë dhe terroristë, njerëzit pyesin nëse do të largohej. Ajo përgjigjej “Burri im është këtu, familja ime është këtu. Pse të largohem?!”.  Megjithatë martesa kishte probleme. “Po spekuloj këtu. Ajo ishte 40 vjeç kur u martuan, por në të njëjtën kohë më e madhe se 40 për shkak të gjithë asaj historie suksesi pas. Im atë ishte 10 vjet më i ri. Të ishte në krah të një gruaje ikonë për shumë vite, për një burrë bën diferencën. Nëse ekuacioni do të ishte i përmbysur, sikur im atë të ishte 10 vjet më i ri dhe pak më i sigurt, do të kishte funksionuar më mirë”.7

 

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤