Kur Mary  Poppins zbraz çantën me sekrete

10988284_436932026461134_58877055040848275_nIdeja e riciklimit e çoi të themelonte një biznes social, të cilin e pagëzoi si “Mary Poppins” emri i dados që fluturonte me çadër, aq të dashur për fëmijë. Iva Marceli zbraz çantën me sekrete të Mary Poppins dhe sjell disa sugjerime si të ripërdorim për arredim atë çka e mendonim për ta hedhur …

 

Ashtu si dadoja e dashur e kinemasë, me pak “magji’, Iva Marceli shndërrohet  në një lloj Mary Poppins ndërsa bashkon në një të vetme  modën, artin, riciklimin dhe punën artizanale në laboratorin  e saj “Mary Poppins creative recycling”, ku “rimodelohen veshje apo rikrijohen aksesorë të modës duke punuar apo ricikluar me stil materiale dhe objekte që na rrethojnë, por që kanë dalë nga përdorimi dhe nuk i vlerësojmë më” –rrëfen  Iva.

11130237_460407294113607_6869126561099756778_nE themeloi këtë laborator-atelier tre vjet më parë në Shkodër, ndërsa aktualisht e ka transferuar në Bergamo të Italisë, ku  edhe po jeton dhe punon mbi filozofinë e riciklimit dhe biznesit social.

Laboratori promovon idenë e riciklimit jo vetëm për veshjet apo aksesorët e modës, por edhe për mobilime të thjeshta të një shtëpie apo ambienti me materiale si dru, plastikë, qelq, letër dhe punime të dorës me grep apo gjilpërë.

13015406_606767252810943_2074962280215824382_n“Ne ripërdorim në mënyrë krijuese rroba, çanta, bizhuteri dhe aksesorë të vjetër që duket sikur kanë humbur funksionin e tyre por, për nga karakteristikat dhe veçantia e formës dhe cilësisë së materialit, mund të transformohen në një objekt tjetër, duke marrë një vlerë të re dhe më të lartë në përdorim”- saktëson  Iva duke shtuar “ me fjalë të tjera, riciklimi në laboratorin tim është një proces që ndihmon për të çliruar objektin nga funksioni i kodifikuar dhe gjithashtu ndihmon për të çliruar veten tonë nga zakoni për konsumizëm të pakushtëzuar”.

Synimi i kësaj pune që ka ndërrmarrë Iva është  ndërgjegjësimi  i një komuniteti  eko-konsumator, i cili të jetë i aftë të përdorë sendet dhe objektet ekzistuese në mënyrë krijuese dhe me stil. Krahas laboratorit të saj, Iva ka bashkëpunuar edhe me një tjetër biznes “Nji mar nji mbrapsht”

13116_460407647446905_548942759511942487_n“Ky laborator është krijuar me një projekt të  posaçëm të shkruar  nga unë, për të formuar një biznes social duke u  ofruar  ndihmë dhe asistencë për grave dhe fëmijëve  në nevojë. Ku bashkëpunimi me këto realitete te ndryshme konsiston në hapjen e vendeve të punës për gratë me probleme të ndryshme sociale, psikologjike apo ekonomike.  Puna në laborator duhet t’i   angazhojë  ato në mënyrë të tillë që t’i largohen sadopak problemeve të jetës me të cilat ato përballen çdo ditë”.

13237687_615245458629789_4239372596989774595_nSi në fillimet e tij në Shkodër, ashtu edhe në Bergamo ky biznes i dedikuar i gjithi riciklimit vazhdon rrugën e tij përmes stilimit të veshjeve, aksesorëve apo objekteve dekorative të modës duke u përpjekur të adresojë në mënyrë modeste çështje aktuale të shoqërisë së sotme, siç janë mjedisi dhe ndikimi ynë në mjedis, konsumizmi, si dhe ngritja ekonomike apo sociale e gruas në shoqëri.13087715_606780222809646_3555744292014387000_n

11053863_507202926100710_616225782291595643_n

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤