Kryeveprat e artit italian të 1900 në Galerinë Kombëtare të Arteve

View Gallery
2 Photos
Kryeveprat e artit italian të 1900 në Galerinë Kombëtare të Arteve
33-81483953604

Kryeveprat e artit italian të 1900 në Galerinë Kombëtare të Arteve
52-21483953607

Ekspozita e parë që çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve këtë vit është ajo me kryeveprat e artit italian të 1900-ës. Kjo ekspozitë është kuruar nga Maria Catalano, Federica Pirani dhe Stefano Roffi, me mbi njëqind vepra të mrekullueshme, që vijnë nga Galeria e Artit Modern të Romës, ka për qëllim të prezantojë kulturën artistike të Romës në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, gjuhët që janë ndjekur, artistët dhe lëvizjet e referencës, duke kaluar nga Simbolizmi, Secesioni, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane, Abstraktizmi.

Figura femërore të mrekullueshme, portrete të personaliteteve të famshëm, pamje të Qytetit të përjetshëm dhe të fshatit roman, natyrat e qeta janë subjektet kryesore të trajtuara nga protagonistët e ekspozitës, ndër të cilët bien në sy emrat Afro, Balla, Bocchi, Camellotti, Capogrossi, Carena, Casorati, Conti, Crali, De Carolis, Depero, de Chirico, de Pisis, Discovolo, Donghi, Dottori, Fillia, Funi, Gentilini, Guttuso, Levi, Lionne, Mario Mafai, Antonietta Mafai, Mancini, Manzù, Marini, Benedetta Marinetti, Melli, Monachesi, Pirandello, Prampolini, Sartorio, Savinio, Scipione, Severini, Sironi, Socrate, Spadini, Stradone, Tamburi, Tato, Turcato.

Në 5 pjesët e ekspozitës, nga vlerat simboliste të pikturës së peisazhit të fillimeve të shekullit kalohet në ankthin e rilindjes dhe modernitetit që artistët e pranishëm në ekspozita të Secessione romana jetojnë në vitet ’10, për të vazhduar me shpërfytyrimet futuriste dhe aeropiktorët e viteve ’20-’30.

Sipas organizatorëve të ekspozitës kjo ngjarje kulturore ka për qëllim të prezantojë atmosferën artistike romane dhe italiane në përgjithësi në gjysmën e parë të shekullit të XX.Eshtë një eksplorim në mediumet ,tematikat ,eksperimentet,rrymat dhe lëvizjet artistike që qarkullonin në Europën e fillimshekullit të XX.

Ekspozita shoqërohet me një katalog dygjuhësh në italisht dhe shqip, botuar nga Silvana Editoriale.Kjo ekspozitë do të çelet më 16 janar e do qëndrojë për artdashësit deri më 2 prill 2017.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤