Kritikohet Kate Middleton pse nuk veshi fustan të zi në BAFTA

Kate Middleton është vënë në shënjestër të kritikave pas vendimit të saj për të shkelur kodin e veshjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA.

2-1

Picture 1 of 4

Pjesëmarrëset në këtë eveniment kishin vendosur të visheshin me të zeza për të mbështetur fushatat kundër abuzimit seksual në Hollywood, ” Time’s Up” dhe “MeToo”.

Mirëpo, dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, nuk i është përmbajtur këtij rregulli.

Kjo për faktin se si anëtare e familjes mbretërore, nga Middleton kërkohet që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara.

36-vjeçarja ishte ndër personazhet që kanë tërhequr vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Royal Albert Hall, ndërsa kishte veshur një fustan të gjelbër të errët të dizajnuar nga Jenny Packham.

“Asnjëherë nuk do ta kisha gjykuar përzgjedhjen e dikujt. Dukej shumë bukur dhe jam shumë e kënaqur që është sërish shtatzënë.

Mendoj se është një femër e mrekullueshme dhe mund të veshë çfarë të dëshirojë”, ka thënë Allison Janney, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤