Krishtlindje në vendin më të lumtur në botë: Kopenhagen, Danimarkë.

shutterstock_61261507

Kopenhageni eshte vendi skandinav më i gjallë dhe nuk jua zbraz xhepat… Në një farë mënyre! Edhe pse nje qytet I vogël atmosfera gjatë periudhës së festave është më e gjallë se kudo tjetër, kjo për shkak të njerëzve mikpritës dhe traditave mjaft festive që të dhurojnë pikërisht ngrohtësinë e duhur.

Nëse keni zgjedhur Kopenhagenin si destinacionin tuaj për të pushuar gjatë periudhës së fundvitit , na lini t’ju japim disa këshilla që do ju vlejnë shumë, menjëherë sapo të keni zbrazur valixhet.

Vraponi në Kopshtet e Tivolit

Tivoli Gardens

Është një traditë mjaft e dashur si për vendasit, ashtu edhe për vizitorët. Ato transformohen cdo vit, duke u ndricuar prej gjysmë milioni dritash dhe mijëra pemë Krishtlindjesh duke formuar kështu një koleksion të mrekullueshëm me elementë festivë.

Panairi I Krishtlindjeve në Kështjellën Krongborg

Christmas at Kronborg Castle

Për të nëntin vit rradhazi, kalaja hap dyert e saj për të ndarë së bashku gëzimin dhe harenë e festave me vizitorët. Kjo është një mundësi unike për të kaluar disa moment festive rrethuar edhe me një begraund historik. Në hollin ku mbaheshin ballot asokohe do të gjeni një pemë krishtlindjesh të zbukuruar me kujdes dhe mjaft lojëra zbavitëse për cdo moshë.

Gjithashtu mos harroni hollet e tjera në kështjellë ku ndodhen mjaft stenda të vogla ku mund të blini dhurata unike me histori për të gjithë familjen.

Krishtlindje përgjatë kanalit të Nyhavn

nyhavn.

Sidomos gjatë Krishtlindjeve, kur aroma e bajameve të pjekura me sheqer, mbushin ajrin, pregatit skenën për të përjetuar traditën vendase në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe bëhet fjalë pikërisht për “Hygge-n” daneze. Dimri danez është shumë I gjatë dhe shumë I errët, dhe kështu, vendasit e luftojnë errësirën me armën e vetme që kanë: hygge-n, dhe miliona qirinj që ndricojnë bashkë me të!

(Hygge nuk ka një përkufizimin të saktë por dimë të themi se është po kaq daneze sa rostoja e derrit. Në thelb Hygge do të thotë të krijosh një atmosferë të ngrohtë duke shijuar gjërat e mira që të ofron jeta rreth njerëzve që do. Shkëlqimi dhe ngrohtësia e qirinjve është hygge. Familja dhe miqtë janë hygge. Njeriu I zemrës është hygge.Nuk ka asgjë më shumë hygge, sesa të jesh I ulur në tavolinë duke pirë një gotë verë me dikë që do, dhe të flasësh për gjërat e vogla e të mëdha në jetë. Ndoshta hygge shpjegon se pse danezët janë populli më I lumtur në botë..)

Mos harroni të provoni “æbleskiver” që është një lloj keku tradicional danez enkas për festa, si dhe Gløgg e cila është një pije gjithashtu tradicionale që pregatitet me verë të kuqë, erëza të ndryshme dhe kanellë.

Restorantet që do të gjeni hapur në datën 24 Dhjetor

Hereford Village
1.Hereford Village – Një Eldorado për ju që preferoni shumë mishin. Është pikërisht në fillim të rrugës Strøget , ngjitur me Rådhuspladsen. Është vendi ideal për të shijuar një fileto vici ose një kotoletë derri të shoqëruara më sallata mikes nga më të shijshmet. Keni 10% skonto nëse dispononi një kartë klienti.

Pintxos
2.Pintxos- Gëzojuni përvojave të gatimeve tradicionale nga të gjithë krahinat e Spanjës, në mes të Copenhagenit. Nëse moti do të jetë tolerant, lejojini vetes të shijoni darkën ose drekën në oborrin e mrekullueshëm të restorantit.

Nimb Brasserie
3- Nimb Brasserie- Nje restorant i këndshëm I orientuar me pamjen drejt Kopshteve të Tivolit, ku mund të relaksoheni duke shijuar në të njëjtën kohë kuzhinën tradicionale franceze .

Të fluturosh me këmbë në tokë në sheshin “Frederiksberg”

Frederiksberg
Cdo sezon dimri Frederiksberg shndërrohet në një shesh të mrekullueshmën patinazhi duke ju lejuar të argëtoheni pafund në akull. E gjithë kjo është pa pagesë dhe cdokush është I mirëpritur thonë vendasit.Nëse keni patinat tuaja me vete mund ti përdorni gjithë ditën , sigurisht nëse nuk lodheni!

Tavolinat mbretërore gjatë Krishtlindjeve

Gløgg Madame
Ekspozitat e tavolinave mretërore janë një ndër ngjarjet më të njohura në Copenhagen gjatë Krishtlindjeve. Cdo vit, tavolinat shtrohen nga artistë të fashmshëm të ndryshëm. Kjo traditë ka filluar në vitin 1963 dhe e ka ruajtur popullaritetin deri në ditët e sotme. Gjashtë tavolina, secila me historinë e saj të mrekullueshme, ju mundëson një atmosferë mjaft të vecatë Krishtlindjesh. Tradicionalisht artistët kanë qënë të lirë të zgjedhin koleksionin e tyre të preferuar të aseteve të lashta të tryezave mbretërore për ta ndarë me cdo visitor. Ambjenti ku zhvillohet ky eveniment është pikërisht dyqani mbretëror në formën e një anije I quajtur “Royal Copenhagen’s Flagship Store”, I cili daton në vitin 1616 duke qënë kështu një nga ndërtesat më të vjetra në këtë qytet. Mund të gjeni asetet e tryezave që datojnë deri përpara se të kenë lindur gjyshërit tanë.

Mund edhe të shpengoheni natën e Krishtlindjeve në një nga këto klube nate padiskutim.

Hive club

KB3 club


Culture Club

No Comments Yet

Comments are closed

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤