Kremrat e lëkurës shkaktar të qindra vdekjeve nga zjarri

Kremrat e lëkurës që përmbajnë parafin lidhen me qindra vdekje që shkaktohen nga zjarri.

Zjarrfikësi, Chril Bell, ka thënë se kremrat të cilat përdoren për trajtim të lëkurës mund të jenë të sigurta për aplikim, por që mund të jenë lehtë të ndezshme, nëse ato gjenden nëpër pëlhura, rroba e çfarëdo tjetër, nëse bien në kontakt me cigaren ose flakë tjetër.

Kremrat me këtë përbërje zënë përdorim për trajtimin e sëmundjeve si ekzema dhe psoriaza, shkruan Sky.

“Qindra, mijëra njerëz i përdorin ato. Ne nuk e dimë se sa vdekje mund të jenë shkaktuar nga to, por mund të jenë qindra”.

“Njerëzit përdorin produkte të tilla, duke i vënë ato në gjithë trupin”.

“Fatkeqësisht, nëse kjo krem bie në kontakt me zjarrin, ndizet, çka rrezikon jetën e njerëzve”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤