Kontrata fitimprurëse e Angelina Jolie pas ndarjes me Pitt

angelina jolie

Angelina Jolie mund të jetë duke kaluar momentet më të vështira të jetës, pas ndarjes nga babai i 6 fëmijëve dhe dashuria prej më shumë se një dekade, por aktorja nuk harron se në jetë nuk ka kënaqësi më të madhe se tu dhurosh të tjerëve. Angelina, do të rikthehet së shpejti në vëmendjen tonë dhe këtë herë jo pas kamerave. 41-vjeçarja ështe emëruar imazhi i parfumit Guerlain.

Natyrisht ky është një kontratë shumë fitimprurëse, por paratë që do të mblidhen Angelina nuk ka ndërmend t`i përdorë për vete.

Gjithçka do të shkojë për bamirësi. Po ashtu Angelina pranoi të realizonte këtë bashkëpunim, sepse parfumet e kësaj marke ishin të preferuarat e nënës së saj të ndjerë, me të cilën aktorja kishte marrëdhënien më të afërt. Pra është dhe diçka emocionale për të.

Në ndryshim nga shumë yje, Jolie nuk do të dhurojë vetëm gjysmat e parave por të gjitha. Kjo do të jetë hera e parë që Angelina do të rikthehet në vëmendjen tonë, dhe jo si regjizore.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤