Komuna e Parisit në Tiranë, më e bukur se më parë..

Tirana ka tashmë edhe një hyrje të re e cila çliron trafikun dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë një numri të madh banorësh të Komunës së Parisit, të cilët janë përfitues direkt nga ky projekt.

Bashkia e Tiranës po merret me kurimin e detajeve të fundit të një prej investimeve më të rëndësishme në Njësinë 5, sikurse është zgjerimi i rrugës “Medar Shtylla” si dhe ndërtimi i rrethrrotullimit.

Krahas ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe asaj në sipërfaqe, është shtuar edhe gjelbërimi si dhe është vendosur sinjalistika e plotë vertikale dhe horizontale për orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe të qytetarëve.

Ashtu siç pati premtuar në qershor kryebashkiaku Erion Veliaj, puna për jetëzimin e këtij projekti ecur me rime te shpejta, ai ka filluar që të japë një impakt pozitiv që në këto momente, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke rritur sigurinë e banorëve të zonës.

Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rikonstruktuar 7 segmente rrugore që shtrihen dhe kufizohen me Rr. “Sulejman Delvina” – ”Medar Shtylla” – ”Skënder Luarasi” – “Grigor Heba” – “Gjik Kuqali”, përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤