Koleksion i relikeve të Marilyn Monroe drejt ankandit

marilyn-monroe-4

Filmat “Some Like It Hot” dhe “There’s No Buisness Like Show Business” do të rikthehen edhe njëherë në vëmëndje të publikut. Koleksion më i madh në botë i relikeve të Marilyn Monroe do të shkojë drejt ankandit më 19 nëntor në Los Angelos, duke nxjerrë në shitje kostumet skenike të dy filmave.

Koleksioni në pronësi të së cilit është britanikut David Gainsborough Roberts, kap vlerën e 3 milionë dollarëve. Ndërkohë përveç kostumeve dhe veshjeve të tjera personale të seks-simbolit të viteve ’50-të, pjesë e këtij koleksioni janë edhe postera, bizhuteri, receta personale dhe sende të tjera të Monroe.

Shitjet pritet të kapin vlerën deri në 400 mijë dollarë. Vetëm vlera e një fustani Marilyn Monroe kushton nga 100.000 deri në 200.000 dollarë. Pritshmëritë dukshëm do të jenë të larta.

11

Kostumografja e njohur Jennifer Lorenzi tha, “Ne do të shfaqim sende personale nga jeta e saj. Ky është një dimension shumë intim i Marilyn Monroe”.

some-like-it-hot-marilyn-monroe

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤