Klinika KEIT; Gjatë verës rritet gjoksi dhe largohet dhjami

 

tumblr_naz1qhSDZX1rsgp23o3_1280

Me ardhjen e verës edhe ekspozimi i linjave të trupit bëhet më i dukshëm, sidomos në plazh e pishina. Kjo shoqërohet me rritjen e frekuentimit të palestrave për të arritur rezultatet për një trup më të bukur. Por shpesh palestra nuk është zgjidhja. Për të korrigjuar defektet e tyre, njerëzit i drejtohen kirurgjisë estetike. Këtë e pohon edhe drejtori i Klinikës Keit, Skerdi Faria, ndërsa shton se  ka një rritje të lehtë të kërkesave për ndërhyrje estetike në këtë stinë,  edhe pse dëshira për të qenë të bukur dhe në formë është në çdo stinë.

 

Cilat janë ndërhyrjet më të shpeshta që kryeni kohët e fundit? Çfarë kërkojnë vajzat dhe gratë?

Duke qenë se jemi në verë, ndërhyrjet që kërkohen më shumë janë ato të trupit si zmadhimi i gjoksit dhe heqja e dhjamit të tepërt. Vajzat dhe gratë janë gjithmonë në kërkim të një pamjeje më të bukur dhe më të re. Ajo që vihet re është se duan rezultate natyrale, pa u tepruar, gjë që kirurgët profesionistë italianë të klinikës KEIT e kanë në vizionin e tyre.

Po grupmosha a ka ndryshuar?  A është ulur mosha e atyre që u nënshtrohen ndërhyrjeve dhe cilave ndërhyrje saktësisht?

Grupmosha mund të themi se është zgjeruar përsa i përket kufirit të moshës më të madhe. Ne kemi operuar disa zonja rreth të 60-tave për rimodelimin e barkut. Përsa i përket kufirit të moshës më të vogël, nuk mund të ndryshojë, nuk mund të ulet. Ndërhyrjet estetike në varësi dhe të llojit fillojnë të kryhen mbi moshën 18 vjeç. E vetmja ndërhyrje që mund të kryhet në fëmijëri është rimodelimi i veshëve. Po ashtu edhe rimodelimi i hundës fillon të kryhet mbi moshën 16 – 18 vjeç në rast se rritja e kockës së hundës ka përfunduar.

Cilat janë ndërhyrjet më të shpeshta? Po ato më në modë?

Ndërhyrjet më të shpeshta janë rimodelimi i hundës dhe zmadhimi i gjoksit. Ndërhyrje më në modë nuk mund të themi se ka, të paktën në klinikën tonë. Ne korrigjojmë defektet e personave kur ata janë të pakënaqur, kanë komplekse dhe kur problemi që kanë i shqetëson realisht. Nëse vjen dikush që ka një hundë deri diku të rregullt dhe thotë se dua ta operoj edhe unë se është në modë, ne nuk e operojmë.

MG_9003Po tendencat e ndërhyrjeve si kanë shkuar, qysh nga fillimet e Klinikës “KEIT”? Nëse më parë ishin korrigjimet estetike të tipit; hunda apo veshët…si ka lëvizur tani? Çfarë kërkohet më shumë?

Që në fillimet e klinikës KEIT, operacioni më i kërkuar ka qenë rimodelimi i hundës. Ky i fundit lidhet edhe me faktin se jemi popull mesdhetar dhe hunda për këtë rajon nuk është në formë të rregullt. Gjithsesi klinika KEIT ka punuar edhe në edukimin e mentalitetit shqiptar për ndërhyrjet estetike. Nëse para 5 vitesh, gjykoheshe si person pa moral nëse kryeje ndonjë ndërhyrje, sot njerëzit janë të informuar edhe për mënyrën se si kryhen operacionet.

A vijnë me ide të qarta apo modele në kokë, apo edhe dëgjojnë sugjerimet e kirurgëve?

Ndodh që vijnë, vajza më shpesh, me foton e një artisteje apo jo dhe duan të duken si ato. Ne nuk i operojmë dhe përpiqemi t’i bindim që çdo person është unik edhe falë pamjes dhe personalitetit. Por kjo nuk do të thotë se nuk i marrim parasysh dëshirat e tyre. I dëgjojmë me vëmendje dhe arsyetojmë nëse personi ka të drejtë në atë që dëshiron. Minimalisht ne kryejmë 2 konsulta për person ku i shpjegohet dhe argumentohet rezultati. Duke qenë se kirurgët janë të specializuar në universitetet më të mira në rang botëror dhe kanë eksperiencë dhjetëra vjeçare, sugjerimet e tyre mirëpriten me kënaqësi nga personat.

MG_8815

Po numri i djemve që u nënshtrohen ndërhyrjeve estetike a është rritur?

Në klinikën KEIT ofrohen mjaft shërbime edhe për meshkujt dhe numri i tyre është gjithmonë në rritje. Nëse te femrat zmadhimi i gjoksit dhe heqja e dhjamit janë dy ndërhyrjet që kryhen më së shpeshti, te meshkujt kemi një kërkesë të barabartë për të gjitha llojet. Djemtë kërkojnë mbjelljen e flokëve, heqjen e dhjamit, zvogëlimin e gjoksit për ata që kanë një gjoks më të zhvilluar se normalja e deri te rimodelimi i barkut.

A janë të përshtatshëm muajt e verës për të kryer ndërhyrje estetike? Cilat janë këshillat që jepni për ato që sapo kanë kryer një ndërhyrje estetike, si duhet të kujdesen nga ekspozimi në diell, etj.,?

Stina e verës nuk është se  përbën ndonjë faktor pengesë për moskryerjen e ndërhyrjeve estetike edhe në verë. Përsa u përket këshillave, çdo ndërhyrje ka protokollin e vet post-operator që i shpjegohet çdo personi në mënyrë të detajuar. Vera mund të themi se bëhet një nxitëse e madhe për të korrigjuar një defekt në trup apo fytyrë.

Çfarë duhet të kenë parasysh ato që kanë në plan t’i nënshtrohen një ndërhyrje estetike?

Çdokush që dëshiron të bëjë një përmirësim në portretin dhe trupin e tij, duhet të jetë i bindur për atë që do të bëjë. Duhet të tregojë kujdes të veçantë në zgjedhjen e kirurgut të duhur dhe duhet të jetë i vëmendshëm gjatë konsultës me të. Gjithashtu duhet të dinë se rezultatet e kirurgjisë plastike janë gjithmonë ata që priten. Organizmi i çdo individi është i ndryshëm dhe ka rol shumë të madh në rikuperimin pas ndërhyrjeve dhe përftimin e rezultateve.

 

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤