Kim Mehmeti: Jam nga ata shkrimtarë që kam nevojë të matem me peshoren e Tiranës - Madame

Kim Mehmeti: Jam nga ata shkrimtarë që kam nevojë të matem me peshoren e Tiranës

Autori shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti vjen për lexuesin me një vepër të re. “Pusi” një roman me elementë autobiografikë vjen si botim i “Mapo Editions” dhe e sjell autorin edhe njëherë të fokusuar te një temë e rëndësishme siç është ajo e identitetit.

Kim Mehmeti gjithashtu do të jetë kryetari i jurisë së edicionit të katërt të çmimit letrar “Kadare”, që do të shpallet në fund të muajit maj. “Unë ia kam kaluar mjaft mirë në hapësirën maqedonase, dhe në hapësirë serbe më kanë çmuar, vlerësuar mirëpo unë kam ndjerë nevojën të jem në peshoren e Tiranës, le të jetë ajo 2 gramë.

Më mirë le të jetë ajo 2 gramë në Tiranë se sa 2 kg në një vend tjetër”,- kështu do të shprehej autori shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti gjatë promovimit të librit të rij më të ri Pusi, një roman me elementë biografikë, i cili vjen pas romanit Shpërngulja e të vdekurve.

Edhe në këtë libër shkrimtari trajton temën e rëndësishme të identitetit, një shqetësim i shkrimtarit të angazhuar. Më anë të udhëtimit të një familjeje, vjen edhe udhëtimi i një etnie si ajo e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas drejtores së Uet-Press, Alda Bardhyli, Kim Mehmeti sjell një kontribut në kujtesë dhe identtiet.

“Në një vend si Maqedonia, si të gjitha vendete ish Jugosllavisë nuk e kanë mbyllur ende procesin e rindërtimit të kujtesës dhe ky roman jep kontribut në këtë rindërtim, që sjell udhëtimin e një familjeje që është udhëtim i një etnie si shqiptarët të Maqedonisë dhe ai ka dhënë kontribut në mbledhjen e kësaj kujtese dhe identiteti”.

Një shkrimtar i ftuar në një kumtesë dhe më duket se është vetë Kimi, elementi i autobiografisë, por që del përtej vetes dhe bëhet më e gjerë dhe me këtë rrugëtim shohim atë të shqiptarëve të Maqedonisë prej të të gjithë etnive të Ballkanit. Sipas kritikut Agim Baçi autori vë veten në përballje.

“Pusi është një nga ata libra që e sjell Kimin në një format edhe më të afërt me ne, si duket vajtje-ardhjet e shumta e kanë bërë që Pusin ta ketë në të dy krahët dhe enigma që është brenda gjithmonë, pusi që ka ujë si burim jete dhe që fsheh shumë gjëra, siç jemi ne. Pusi jemi ne dhe Kimi e thotë hapur”. Vetë autori tha se është nga ata shkrimtarë që e do Tiranën dhe u shpreh se prej vitit 2002 nuk shkruan më në gjuhën maqedonase.

“Unë e di që ne periferikët jemi të rëndësishëm, sepse ajo ndonjëherë ushqen me djathtë të freskët qendrën. Mirëpo në qendra aty do të jetë më e vlefshmja, aty do të jetë peshorja e shqiptarisë. Në jetë jam munduar që të gjitha t’i ruaj. Mirëpo, mbi të gjitha, Ajo që të mat si njeri duhet të jetë altari yt shqiptar, pas asaj mund të të matin peshore të tjera”.

Sipas shkrimtarit Ylljet Aliçka, Kim Mehmeti bën pjesë në triptikun e kulturës shqipe në Maqedoni, së bashku me Ali Aliun dhe Luan Starovën.

“Në 2002-shin më kujtohet deklarata e tij se nuk do të shkruajë më në gjuhën maqedonase, derisa gjuha shqipe të bëhej pjesë e kushtetutës maqedonase. Një deklaratë e guximshme e një intelektuali të spikatur, sa universal dhe multikulturor dhe besnik ndaj kulturës së kombit të tij”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤