Këtu i kalonte pushimet Skënderbeu?

Imazhi, e dimë, është magjia e asaj gjendjeje që vetëm natyra mundet të përcjellë. Është si poezia.

1

Picture 1 of 4

Natyra rindez çdo prush imagjinate. I kthen shikim çdo pasigurie të mendimit. Natyra të mohon ose të pohon të vërtetën. E, ashtu, me sy hapur paskëtaj njeriu arrin të përfshihet mes gjithë substancave të botës, qiellit, detit, tokës dhe herë deri ferrit.

Janë të shumtë shkrimtarët, filozofët apo udhëheqësit që vetëm nëpërmjet saj arritën shumëkuptueshmërinë e zbulimit. Njohjes! Borges shprehet: Perëndimi i diellit në Kerelardo më bëri të shoh diellin tim. Andaj, kontribuesit më të mëdhenj të kohërave i bashkonte vetëm një pikë përsosjeje: “Vetmi gjeniu”.

E gjithë kjo skicë të vjen ndërmend ndërsa me varkë nisesh drejt “Kalasë së Skënderbeut”. Deti shijon më shumë se toka. Dhe ai e donte Adriatikun, raporton “Konica.al”. Do të ishte Kepi Rodonit vendi qe do të zgjidhte për të ndërtuar kalanë që do të mbante të njëjtin emër. Ishin vitet 1451-1452.

Ndërsa punimet plotësuese në të u bënë më 1463. Thonë se qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim, në fakt.

Ndërkohë kalaja do të shfrytëzohej ndoshta edhe si stacion i fundit i Skënderbeut për t’u larguar drejt Italisë, në rastin e një sulmi fatal turk. Për këtë qëllim, në 22 janar 1462, në bisedimet e zhvilluara në Raguzë midis Ambasadorit të Skënderbeut, Andrea Gazuli, dhe Republikës Dalmate, Skënderbeu kërkoi ndihmë detare. Kjo gjë u sigurua në traktatin e 4 shkurtit 1462, ku Raguza në rast lufte do t’i vinte në shërbim Skënderbeut, limanët dhe flotën e saj për qëllime të luftës kundër turqve.

Kjo kala është quajtur si stacioni fundit i tij për t’u larguar drejt Italisë.

Por kjo Kala nuk ishte një Kala e mirëfilltë, por një fortifikim, i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m, që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër. Ky mur shoqërohej me disa mure dhe një hendek që mbushej me ujë deti. Ndër ta, ai i Bastionit shoqërohej me një mur të dytë.

Sot shihen ende në rrënojat e tyre frengjitë e topave të dikurshëm, prej ku ti udhëton pas në kohë.

Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike, të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qenë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout, si dhe rrënojat e kishës së Shën Pjetrit, muret e së cilës janë të zhytura në ujërat e Adriatikut! Vend i shenjtë për banorët.

Sipas legjendës, në Kishën e Shën Ndout, Mamica, motra e tij, kaloi një pjesë të jetës.

Ti mund të prekje aty gjithë historinë dhe ndoshta nëse nuk e njeh ende mund të prezantoheshe me qoshet e kësaj paqeje në trajtë kalaje. Kala e cila mban emrin Redon në mitologji, Hyj i detit!

Por më 2017 kjo qetësi shkelje kishte dhe zona mbytëse. Pse? Sepse guroret e përziera me erë të ndotur të transferonin ngazëllimin në një barakë.

Barakë të braktisur!

Paskëtaj… kuptoje realitetin shqiptar ende të trishtë, në fakt. Pa respekt, në fakt, për Kalanë, Skënderbeun, madje as për barakën…

Gjithçka duket se është harruar. Tashmë kish mbetur veç një rrënojë e verbër. Një plakë e rrudhur, e thinjur dhe gjithë pluhur, e cila nuk sheh asnjë mbeturinë aty përdhe. As shishet e dhallës e as kanoçet e birrës, zarzavatet e kalbura dhe bishta të tërë cigaresh.

Është kaq e trishtë që krenaria e një Skënderbeu të endet aty pa përkrenare.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤