Këto janë vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës

Jo çdo çift e kupton se duhet përpjekje nga dy partnerët për të pasur një jetë të mirë familjare.

Rreth 950.000 martesa në Evropë eventualisht përfundojnë me divorc.

Megjithatë, një studim ka arritur t’i identifikojë se cilat janë vitet më të lumtura të një martese, dhe cilat më të vështira.

Pas tri viteve

Është një mendim i cili thotë se dashuria jeton vetëm tre vite. Pastaj çifti ose ndahet, ose lidhja bëhet më pak ideale se që ka qenë. Por në realitet, pas tri viteve në lidhje, njerëzit janë më të prirl t’i pranojnë dobësitë e partnerit dhe, kësisoj, të ndihen më komod.

Është gjithashtu e zakonshme fakti se në vitin e tretë të martesës çifti vendos të krijon një bebe. Rrjedhimisht me këtë vendim lidhja bëhet më e fortë, prandaj viti i tretë i martesës konsiderohet të jetë më i lumturi.

Pas pesë viteve

Problemet e vërteta mund të fillojnë në vitin e pestë të jetës familjare. Gjatë kësaj periudhe kohore, fëmijët janë ende të vegjël dhe kërkojnë shumë kujdes. Kjo fazë bëhet e vështirë për ta kombinuar punën me punët e shtëpisë dhe problemet tjera të përditshme.

Pra është vetëm pas pesë viteve atëherë kur çiftet fillojnë të mendojnë për shkurorëzim dhe u drejtohen avokatëve. Ky besohet të jetë viti më i vështirë i martesës.

Pas 7 viteve

Nëse një çift qëndron bashkë edhe pas pesë viteve martesë, atëherë ata i pret edhe një barrierë tjetër! Është viti i 7të i jetës familjare, atë të cilin specialistët e quajnë “muri”. Në këtë kohë, jeta familjare bëhet rutinë. Në këtë vit fillojnë problemet financiare, problemet me kujdesin e fëmijëve dhe zënkat për përgjegjësitë e punëve të shtëpisë.

Kjo është periudhë shumë e komplikuar, por nëse çifti ia del mbanë, atëherë ata i pret një jetë e lumtur dhe e fortë martesore.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤