Si të qërojmë shpejt patatet

Potato2

Sa më pak lëkurë të heqim nga patatet aq më shumë përfitojmë nga vitaminat dhe vlerat e saj ushqyese. Asnjë thikë apo mjet qërues nuk siguron këtë standard:

Lajini patatet që ju duhen
Bëni një prerje të lehtë në të gjithë perimetrin e patates
Ziejini në ujë me kripë
Hidhni në një enë ujë shumë të ftohtë, më mirë në qoftë se ka dhe pak akull
Hidhini patatet e sapo kulluara në enë, lërini brenda saj për pak sekonda
Nxirrini dhe hiquni lëkurën duke marrë si pikë referimi prerjen që keni bërë paraprakisht

Si të hapim tapat e kavanozave

product_390_65352
Ndodh që kapakët mbyllin kavanozët dhe hapin probleme: në fakt na ndodh shpesh që kapakët janë më hermetikë seç e presim dhe jo gjithmonë kemi hapëset e duhura për çdo diametër. Në këto raste inteligjenca na ndihmon më shumë sesa forca.

Si fillim duhet ta lini kavanozin në temperaturën e mjedisit dhe vetëm më pas ta fusni pjesën e kapakut në ujë shumë të nxehtë për disa minuta ose më pak. Metali do bymehet dhe në këtë kohë mund ta hapni duke mbrojtur duart nga nxehtësia nëpërmjet një peshqiri.

Një metodë tjetër: rrotulloni rreth kapakut disa llastiqe. Do përfitoni kështu një shtresë të parrëshkëtishme që mund të mjaftojë për ta hapur kapakun.

Nëse përmbajtja e kavanozit do përdoret menjëherë (për shembull marmalata për të përgatitur një krostatë) dhe nuk parashikoni që ta ricikoloni kavanozin me kapak, atëherë mund të kaloni te mënyrat e forta duke e shpuar kapakun me një mjet të përshtatshëm. Trysnia jashtë dhe brenda do barazohet dhe mund ta hapni lehtë.

Si të largojmë etiketat nga kavanozët

Nëse doni që ta përdorni kavanozin prej xhami duhet të largoni çdo gjurmë të etiketave fillestare. Për këtë duhet të përdorni tretësin me të cilin hiqni smaltin e thonjve: lagni një copë pambuk, kalojeni në të gjithë sipërfaqen e etiketës dhe lëreni për pak minuta: do hiqet pa problemi.

Një këshillë e fundit nga gjyshja: nëse përdorni kavanozët e vjetër për të konservuar ushqime të ndryshme, shpëlajini me uthull të ngrohtë për të eleminuar aromat e mundshme të ushqimeve që kanë ruajtur më përpara.

Si të pastrojmë ibrikët

s-l300

Mënyra e parë për të pastruar çajnikun është ajo më ekstremja që përdoret vetëm në rastet kur ka shumë nevojë për pastrim dhe realizohet duke e mbushur plot me uthull të bardhë dhe duke e lënë të veprojë një natë. Në mëngjes do mjaftonte ta shpëlanim me ujë të nxehtë pa qenë nevoja të përdorim detersiv. Në rast se nuk është bërë shumë pis, do mjaftonte të hidhni dy-tri gisht lëng limoni ose portokalli dhe ta linit të ziente dhe ta përsërisni procesin nëse nuk pastrohet me herën e parë.

Si ta largojmë ngjyrën kafe nga broka e kafes amerikane. Me t’u ftohur plotësisht hidhni dy lugë kripë, pak akull të grirë dhe një gotë ujë. Pastaj mbylleni dhe tundeni si të ishte një shaker. Në këtë pikë kaloni në etapën e shpëlarjes: mjafton uji i ftohtë dhe thajeni mirë.

Në fund, pasi të keni pastruar ibrikët e çdo lloji, hapi final është pastrimi i filtrit të kafetierës: do kuptoni që ka ardhur koha për ta pastruar kur ta shihni që është bllokuar. Në këtë pikë, zieni për dhjetë minuta një solucion të përbërë nga 50% ujë dhe 50% uthull. Shpëlajeni dhe thajeni mirë, filtri do bëhet si i ri.

No Comments Yet

Comments are closed

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤