Këshilla ushqimore sipas shenjave të horoskopit

Ka disa përbërës ushqimore që bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, muajit të lindjes, duhet t’i evitoni dhe disa të tjera që duhet t’i bëni më shumë pjesë të vakteve ditor.

Ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni dhe nga një këshillë për secilin prej jush:

horoskop 1

Dashi

Pika jote e dobët: të skuqurat.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kafeja, pasi ajo qetëson me doza të vogla dhimbjet e kokës.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: specat djegës të pagatuara, pasi ata mund të acarojnë së tepërmi zorrët.

Këshilla ushqimore: mos nxito në ngrënie.

horoskop 2

Demi

Pika jote e dobët: luleshtrydhet.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: avokado, sepse ajo lufton kundër kolesterolit të keq. Duhet ta përdorësh pa e tepruar, sepse është një përbërës shumë kalorik.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri i tepërt.

Këshilla ushqimore: mëso të hash me përmbajtje dhe të kesh gjithnjë me vete vaj esencial borziloku, i cili ndihmon tretjen.

horoskop 3

Binjakët

Pika jote e dobët: shijet me sheqer e të tharta njëkohësisht.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: agrumet, të cilat janë të pasura me vitaminë C.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: erëzat e forta, të cilat janë tepër acaruese.

Këshilla ushqimore: ha ngadalë.

horoskop 4

Gaforrja

Pika jote e dobët: kruasanet

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: patëllxhani, i cili është me pak kalori dhe thith yndyrat.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: ushqimet e pasura me fibra

Këshilla ushqimore: krijo larmi në gatime dhe ha në mënyrë të rregullt.

horoskop 5

Luani

Pika jote e dobët: havjari.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: majdanozi, i cili është shumë i pasur në vitamina.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: kripa.

Këshilla ushqimore: lexo etiketat e ushqimeve për të parë nëse ushqimet kanë shumë kripë.

horoskop 6

Virgjëresha

Pika jote e dobët: ëmbëlsirat me bajame.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: thjerrëzat, pasi ato thithin yndyrnat.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: fibrat, si të asparagut.

Këshilla ushqimore: mos ha në orë tepër të vona të natës.

horoskop 7

Peshorja

Pika jote e dobët: makaronat.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: vanilja, aroma e së cilës ndikon në pakësimin e ngrënieve të shpeshta.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: rrushi, i cili është tepër i pasur me sheqer.

Këshilla ushqimore: duhet të përdorësh sa më shumë që të jetë e mundur gatimet me zierje.

horoskop 8

Akrepi

Pika jote e dobët: recetat pikante

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: hithra për karakteristikat e saj tonizuese, stimuluese dhe tretëse.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: lakra, për shkak të acidit urik.

Këshilla ushqimore: mos e tepro në ngrënie, ke për tendencë ta kalosh masën.

horoskop 9

Shigjetari

Pika jote e dobët: patatet.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: sherbela, që ndihmon kundër fryrjes së stomakut.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri.

Këshilla ushqimore: zëvendëso sheqerin me mjaltë.

horoskop 10

Bricjapi

Pika jote e dobët: kuzhina origjinale, sallamet.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: lakra, e cila është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: vaji i lulediellit dhe i misrit.

Këshilla ushqimore: mësohu më shumë me shije të reja.

horoskop 11

Ujori

Pika jote e dobët: shijet ekzotike.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: frutat e thata (arrat, kikirikët, etj.) për magnezin.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: krundet e tërshërës.

Këshilla ushqimore: mos përdor të skuqurat.

horoskop 12

Peshqit

Pika jote e dobët: makaronat e të gjitha llojeve.

Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kastraveci, pasi është dietik.

Përbërësi ushqimor që duhet evituar: angjinaret, për shkak të shijes së tyre tepër të theksuar.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤