Këshilla për këmbë dhe shputa të bukura dhe tërheqëse

Këmbët e bukura (nëse janë edhe të gjata) sot janë bërë gati standard. Por, si t’i arrijmë? Po nëse natyra nuk ishte pikërisht bujare për ne dhe na ka “dhuruar” këmbë të shkurtra dhe të trasha? Pra, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç të punojmë shumë dhe të “nxjerrim” më të mirën të anatomisë sonë. Në fakt, kur mblidhen të gjitha, nuk është dhe aq vështirë që të kemi këmbë të bukura: pak stërvitje, të ushqyerit e duhur dhe kozmetika e mirë do të përmbushin plotësisht këtë detyrë. Ja disa këshilla të thjeshta të cilat thjesht do t’i ringjallin këmbët tuaja dhe t’i paraqesin ato në një dritë më të bukur dhe më tërheqëse:

Këmbë të bukura dhe këpucë të ngushta

Këpucët në të cilat ndjeheni e parehatshme janë gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë këmbëve tuaja. Nëse këmbët tuaja nuk ndjehen rehat në këpucë, kjo mund të shkaktojë njolla të dhimbshme të kuqe, ënjtje të lëkurës madje edhe lytha.

Për këtë arsye:

Veshni këpucë me taka të larta vetëm në raste të veçanta. Përdorimi i shpeshtë i takave të larta mund të dëmtojë edhe këmbët tuaja edhe qëndrimin e trupit. Për më tepër, takat e larta mund t’i shkurtojnë muskujt rreth kyçeve dhe t’i bëjnë që këmbët tuaja të duken të enjtura.
Nëse është e nevojshme, përdorni shtojcat ortopedike.

Këmbët nuk i keni të holla? E pra është koha të përdorni disa nga truket vizuale:

Nëse keni këmbë të trasha, gjeni këpucë të bukura, të rehatshme me taka të holla pak të larta – ato do të bëjnë që këmbët tuaja të duken të holla dhe më femërore.
Rrofshin çorapet e holla!!! Asgjë këmbët e trasha nuk i bën të duken aq mirë të holla sa çorapet e zeza jo të tejdukshme! Nëse dëshironi t’i “zgjatni” këmbët tuaja, zgjidhni çorape të holla të zeza me vija vertikale. Harroni çorapet me nuanca të ndritshme – në to këmbët tuaja do të duken ashtu siç janë vërtetë (ndoshta edhe më të trasha).

Rutinë kozmetike për këmbët tuaja të bukura, të reja

Masazhoni shputat tuaja rregullisht! Për masazh, përdorni çfarëdo që dëshironi: krem për shputa, vajra eterike apo diçka tjetër.
Rregullisht pastroni shtresat e lëkurës së vdekur nga shputat. Kjo bëhet mjaft lehtë: rreth dhjetë minuta zhytni këmbët tuaja në ujë të vakët (që të zbutet lëkura e vdekur) dhe pastaj pastroni me gërvishëse për shputa apo guri. Pas kësaj natyrisht shkon kremi për shputa i cili i bën të buta dhe ‘mëndafshta’. Me një fjalë këmbët tuaja të bukura do të shkëlqejnë!
Mos harroni se lëkura e vdekur ndodhet përgjatë tërë këmbëve dhe një ‘lifting’ i lehtë jo vetëm që largon qelizat e vdekura të lëkurës, por është përgatitje e shkëlqyer edhe për heqjen e qimeve pa marrë parasysh cilën metodë do të zgjidhni.
Përdorni vajra për të arritur shkëlqim të butë të këmbëve. Edhe vaji i ullirit dhe bajameve mund të shërbejnë shkëlqyeshëm. Përdorni vajin me pakicë vetëm sa për të arritur një emulzion fine, të hollë që do të ndihmojë këmbët tuaja vërtetë të shkëlqejnë!

Edhe disa këshilla të shpejta …

Shtypja e qendrës së shputave me gishtin e madh dhe masazhimi i butë për 3 minuta në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon stresin fizik dhe mendor.
Për freskim të këmbëve të lodhura përdorni çorapë pambuku për gjunjë të zhytura në ujë ku janë shtuar 10 pika limoni dhe 10 pika vaj eterik të nenexhikut. Shumë shpejt do të ndjeni lehtësim dhe freskim të këmbëve të lodhura!
Nëse dëshironi këmbë të bukura, sigurisht se kjo nuk mund të arrihet pa stërvitje. Prandaj, stërvitje të lehta në shiritin për ecje (stepper) apo madje edhe vallëzimi – do të ndihmojë që gjaku të rrymojë, muskujt të shtrëngohen dhe këmbët tuaja të ndjehen “të gjalla”. Loja e bilardos është një nga ushtrimet e mira (dhe jo me kërkesa të tepërta) për tendosjen e muskujve të këmbëve dhe formësimin e tyre të mirë.
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme – kujdes në të ushqyerit! Përpiquni të arrini një peshë normale trupore dhe tentoni ta mbani atë. Nuk mund të shpresoni për këmbë të bukura, nëse jeni shumë në peshë. I tërë trupi duhet të jetë në proporcion. Trup të madh dhe këmbë të holla (apo e kundërta) nuk është ajo që ne duam, apo jo?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤