Kërcënohet nga ish-partneri i dados, gazetarja tregon tmerrin: Mu sul me thikë, shpëtova falë…

“Vajza ime dhe unë po jetojmë një makth, ende nuk ka përfunduar”. Është shpërthimi i Christiana Ruggeri në faqen e saj në Facebook. Gazetarja e Tg2 është kërcënuar të premten në mëngjes me një thikë, siç thuhet në edicionin roman të “Corriere della Sera”, nga ish-partneri i dados së vajzës së saj, i cili është i bindur se është faji i saj nëse gruaja, viktimë e abuzimit, e la atë. Burri, një afgan tridhjetë vjeçar, me dokumente të rregullta në Itali, pas agresionit është zhdukur.

“Kush do të më mbrojë nga ky individ i dhunshëm dhe i rrezikshëm, mua dhe vajzën time? Ai u përpoq të na vrasë: a nuk është e mjaftueshme që ai të shkojë para drejtësisë”,- shkruan gazetarja në rrjetin social.

“Jam gjallë falë vajzës time shtatëvjeçare që filloi të bërtiste”, shpjegon gazetarja, ende e tronditur, që ka bërë denoncimin në para oficerëve të policisë të Komisariatit Fidene-Serpentara në Romë.

Ajo rrëfen: “Ish-partneri i dados së vajzës sime erdhi poshtë shtëpisë për të na vrarë të dyjave. Ai më akuzon se kam bindur dadon që rriti vajzën time për ta lënë atë, sepse e keqtrajtoja”. Gazetarja shton se më parë i kishte shpjeguar partnerit të dados se nuk ishte përgjegjëse për ndarjen e tyre.

Ruggeri tregon më pas momentet e terrorit që ka kaluar. “Po shoqëroja vajzën time në shkollë, e vendosa në ulësen e saj pas në makinë, isha pranë asaj për të lidhur rripin e sigurimit, kur papritmas ajo filloi të bërtiste duke parë pas meje, “Do të vrasë mami do të vrasë!”. Bëra në kohë të kthehesha – shkruhet në “Corriere” – dhe pashë ishin e dados që vërtiste thikën dhe vinte drejt meje. Kishte dalë nga pas një peme. Thika ishte të paktën 30 centimetra”.

Megjithatë, gazetarja arriti të ruante qetësinë. “Shkova në anën tjetër të makinës, arrita të futesha brenda dhe të shtypja butonin e mbylljes kryesore, por ai nuk u ndal. Madje ai u përpoq të thyente dritaret”. “Ndeza makinën dhe unë nisa, ai më ndoqq pas në këmbë, për 200 metra, me thikë në dorë”. Tani ai është “ende i lirë dhe ne jemi me të vërtetë të frikësuara”, përfundon ajo.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤