ShowBizz

Këngëtari francez rrëfen lidhjen e tij me Shqipërinë dhe paska filluar që kur ishte i vogël






               Publikuar në : 21:50 - 26/10/18 |
mapo.al

Souf është këngëtari i famshëm me origjinë franceze që ka sjellë hitin e njohur “Mi amor” dhe mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Gjatë intervistës me të, Çani iu drejtua duke thënë se ai ka 300 milionë shikime në Youtube dhe nuk e kupton pse ka ardhur të performojë në një vend si Shqipëria. Por Souf ka thënë se ka qejf që të zbulojë vende të reja dhe e ka njohur Shqipërinë që kur ishte i vogël, pasi ka pasur një shokë me origjinë shqiptare. “Unë kënaqem shumë kur zbuloj vende të reja. Kam pasur një mik shqiptar kur isha i vogël 12 vjeç dhe mbaj mend që ai kishte një flamur kuq e zi në dhomë dhe s’ma merrte mendja kurrë që do vija në këtë vend”, u shpreh ai.


 


Etiketa: , ,

Pas