Bota

‘Këmbët e mia, këmbët e mia’: Princi aksidentohet, por shpëton për mrekulli







               Publikuar në : 10:41 - 18/01/19 |
mapo.al

Princi Filip i Anglisë u aksidentua një ditë më parë, por shpëtoi për mrekulli.


Dëshmitarët thanë se ai po bërtiste “këmbët e mia, këmbët e mia”, teksa e nxirrnin nga makina Land Rover.

Mjeti i 97-vjeçarit u përplas me një makinë Kia, në bordin e së cilës ishin dy gra dhe një bebe.

Për fat bebja ka shpëtuar pa plagë, kurse dy gratë morën plagë të lehta.

Një tjetër dëshmitar tha se Dukën e Edinburgut e nxorën nga makina në gjendje të shokuar. Makina e tij kishte bërë një salto. Princin e nxorën nga çatia e makinës.

“Ishte e frikshme të shihje një makinë të fuqishme si ajo të rrotullohej ashtu”, tha dëshmitari.

Mendohet se shkak për aksidentin të jetë bërë verbimi nga dielli. Princi i moshuar po dilte nga një rrugicë për të hyrë në rrugën kryesore.

Autoritetet thonë se shpejtësia maksimale në këtë rrugë do të ulej këto dy ditë.

Nga ana tjetër ekspertët thonë se personat në moshë të madhe duhet të reduktojnë sa më shumë lëvizjet në timon.

<
>
aksident2 aksident3 aksident4 aksident5 aksident6 aksident7


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas