Kathleen A. Kavalec, Kush është ambasadorja e re amerikane që flet rrjedhshëm 6 gjuhë

View Gallery
3 Photos
Kathleen A. Kavalec, Kush është ambasadorja e re amerikane që flet rrjedhshëm 6 gjuhë
Kathleen A. Kavalec

Kathleen A. Kavalec, Kush është ambasadorja e re amerikane që flet rrjedhshëm 6 gjuhë
Kathleen A. Kavalec 1

Kathleen A. Kavalec, Kush është ambasadorja e re amerikane që flet rrjedhshëm 6 gjuhë
Kathleen A. Kavalec

Kathleen A. Kavalec do të zëvëndësojë ambasadorin Donald Lu.

Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015.

Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Para kësaj ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013).

Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim.

Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤