Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme

View Gallery
4 Photos
Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme
kate_winslet_mt_141003_16x9_992

Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme
kate-winslet2-jpg

Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme
winslet-titanic-001-inline-today-160613_3b02c47a4e91166d7c728bddf9e39b41-today-inline-large

Kate Winslet zbulon të kaluarën e dhimbshme
kate-winslet-today-150930-tease_8fb4b1fe9d412e58bac3ed9e0fb0c5b8-today-inline-large

Kate Winslet ka përjetuar torturë të vërtetë nga moshatarët e saj.

Aktorja 42-vjeçare ka zbuluar se gjatë ditëve të shkollës ka përjetuar torturë të vërtetë nga bashkëmoshatarët e saj.

Të vjen e papritur kur degjon qe edhe yjet boterore paskan patur probleme, por ja qe …

“Bashkëmoshatarët më keqtrajtonin në shkollë dhe më quanin lopë deti”, ka thënë Kate.

Ajo u ka thënë të pranishmëve se e kanë ngacmuar kur kishin kuptuar se dëshironte të merrej me aktrim. Ajo ishte “cak” për shkak të pamjes së saj dhe me një rast madje edhe e kishin mbyllur në ormanin e shkollës.

“Nuk ishte fort e këndshme. Madje, më thanë se mund të isha e lumtur në karrierën time nëse do të më ndajnë rolin e ndonjë vajze të trashë. Agjentët më thanë: “Ti, thjesht, nuk je ajo që po kërkojmë”. Këtë e kam dëgjuar sa herë”, ka rrëfyer Kate, e cila ka arritur të bllokojë gjithë këtë energji negative dhe të mbajë gjallë dëshirën për aktrim.

“Nuk kam dashur të heq dorë nga ëndrrat e mia. Ua kam kthyer goditjen. Më është dashur të injoroj të gjitha komentet negative. Më është dashur të besoj në vetvete dhe të punoj shumë”, ka treguar Kate.

Gjithë ky mund aktores i është shpërblyer me rolin kryesor në filmin “Titanic” pranë Leonardo DiCaprio. Jeta e saj që nga ajo kohë është përmirësuar për të mirë, duke shkelqyer ne dhjetera e qindra role…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤